Arsimi
Arsimi në Zhur në kohën e pushtimit osman
Arsimi në Zhur ka një traditë të hershme. Fillet e arsimit në Zhur lidhen me invadimin osman në këto troje. Osmalinjët për islamizimin e popullates vendase, në vendbanimet e mëdha ndërtonin objekte fetare – xhamia. Pranë xhamiave funksiononin edhe shkollat fetare të njohura me emrin mejtepe, në të cilat fëmijët mësonin gjuhën arabe, këndimin e librave të shenjtë islam ( Suparen, Elhamin, Tebaren, Kacemen dhe Kuranin).
Një i ri nga Zhuri i quajtur Balë Muja, pas qëndrimit disa vjeçar në Stamboll , rikthehet në Zhur dhe ndërton një xhami të vogël në qendër të fshatit ( diku para 300 viteve pikërisht në vendin ku ndodhet edhe sot xhamin e fshatit Zhur) dhe pran kësaj xhamie më vonë fillon nga puna mjetepi. Sipas Salanames së Vilajetit të Prizrenit të vitit 1898 në kazan e Lumës ka patur gjashtë shkolla fillore – mejtepe. Në mesin e tyre ishte edhe Mejtepi i Zhurit. Në Mejtepin e Zhurit kanë punuar si mësimdhënës hoxhallarët më me zë të kohës si : Hafëz Iljazi dhe Hafëz Musa nga Prizreni, e më vonë edhe Hoxhë Sali Begaj, Mulla Nasuf Hoxhaj, Mulla Rasim Hoxhaj.
Arsimi në Zhur më kohën e
pushtimit austrohungarez
Në vitet 1917 – 1918, kur Zhuri dhe rrethina e tij ishin nën pushtimin austrohungarez, në Zhur filloj nga puna shkolla shqipe trerendëshe. Si mësuesi në shkollën e Zhurit punoi Nexhip Opoja. Nismëtar për hapjen e shkollës së Zhurit ishin Luigj Gurakuqi ( i cili atë kohë ishte emruar Drejtor i Drejtorisë së Përkoshme të Arsimit Shqiptar me seli në Shkodër) dhe atdhetari dhe mësuesi Llazër Lumezi. Mësimet në këtë shkollë i vijonin diku rreth 30 nxënës.Nga lendët mësimore nxënësit mësonin : Gjuhën Gjermane, Gjuhën Shqipe, Historin e Austrohungarisë, Historin e Shqipërisë, Historin e natyrës, Këngë e Gjimnastik, Fe etj.
Shkolla në gjuhën serbe në Zhur
në vitet 1918 - 1941
Në vitet 1918 – 1941 në Zhur ka punuar shkolla fillore në gjuhën serbokrohatesllovene, në të cilën mësimet i vijonin fëmijët nga klasa e parë e gjerë në kl. e katërt. Mësuesi i parë në këtë shkollë ka qenë Marko Kallugjeroviqi nga Tivari. Në këtë shkollë si mësues më vonë kanë punuar edhe : Dimitrije Gjorgjeviqi, Paun Filipoviqi dhe Ruzha Stanimiroviqi . Mësimin e lendës së shkencbesimit fetar e mbante Mulla Abaz Siri nga Prizreni. Mësimet në këtë shkollë i kanë vijuar një numër i konsiderushëm i fëmijëve.
Shkolla Shqipe në Zhur në
Vitet 1942 – 1944
Në vitet 1942 – 1944 në Zhur ( gjatë Luftës së II Botërore) ka punuar shkolla shqipe me mësues z. Mustafë Krujën dhe Batjar Ali Ademaj nga Zhuri. Mësimi është zhvilluar nga kl. e parë e gjerë në kl. e katërt. Lokalet e shkollës kanë qenë në qendër të fshatit. Mësimet në këtë shkollë i vijonin një numër i konsiderushëm i fëmijëve. Kjo shkollë punonte në bazë të planeve - programeve mësimore të Mbretërisë së Shqipërsis.
Dokumentacioni pedagogjik shkollor për punën e kësaj shkolle është asgjësuar nga forcat komuniste vitin 1945 . Për fat të keq edhe studjues të ndryshëm nga fusha e arsimit të cilët merren me studimin e problematikës së shkollave shqipe në territorin e Kosovës, nuk e potencojnë dhe vërtetojnë ekzistencën e kësaj shkolle. Dëshmit për veprimtarin dhe ekzistencën e kësaj shkolle i kam siguruar në bazë të ditarit të mësuesit të kësaj shkolle Batjar Ali Ademaj ( për fat të keq ky ditar është asgjësuar me rastin kur forcat serbe dpgjën shtëpin e tij në mars të vitit 1999) dhe nga dëshmit e z. Nazim Hoxhaj ( ish nxënës në këtë shkollë ) .
Batjar Ali Ademaj
( 1909 – 1965 )
Batjar Ali Ademaj edhe pas vitit 1945 e vazhdoi punën e mësuesit. Ai në vitin 1945 punoi në shkollën fillore në fshatin Vlashnje ( ishte mësues i parë në këtë shkollë, ishte mësues autodidakt, shkrim leximin e mësoi vetë nga një Abetare të cilën atij ia kishte sjellur vëllau i tij i më i madh Mustaf Alia nga Shqipëria). Pas vitit 1945 mësuesi atdhetar Batjar Ali Ademaj kishte vijuar disa kurse dhe seminare për kualifikimin e tij si mësues në Prizren dhe Prishtinë por këto njohuri dhe përvoja ai nuk pati mundësi t’i zbatonte në punën mësimore me nxënës, sepse bije ndesh dhe nuk pajtohet me politikën diskriminuese dhe antishqiptare të PKJ-së dhe detyrohet ta braktis punën me nxënës. Ai dha një kontribut të çmuar në organizimin e kurseve kundër analfabetizmit në Zhur dhe lokalitet.
Shkolla shqipe në Zhur
1945 – 2008
Pas përfundimit të Luftës së II Botërore në Zhur pikrisht në shtator të vitit 1945 rifilloj nga puna shkolla shqipe Mësues i parë në këtë shkollë ishte Zylfo Qerimaj nga Shqipëria. Shkolla fillimisht numronte 153 nxënës. Në vitin shkollor 1951/52 nisi nga puna klasa e V-të, mësimet në këtë klasë i vijuan 23 nxënës. Nga këta 23 nxënës në vitin shkollor 1954/1955 klasën e tetë të shkollës arritën ka kryenin 4 nxënës ( Prof.dr. Eshref Ademaj, prof.dr. Ramadan Muja, prof. Pelivan Zhuri dhe Nijazi Elezkurtaj ). Shkolla e filloji punën në lokalet ( shtëpit) të cilat ishin në qendër të fshatit ( në trekendëshin e laxheve Hoxhaj- Rizanaj – Begaj), ndërsa më vonë për pak kohë edhe në objektin e Shtëpisë së kulturës në Zhur. Në vitin 1954 në Zhur ndërtohet godina e re shkollore me 6 dhoma mësimi dhe me lokale të tjera përcjellëse dhe nga ky vit e në vazhdim nxënësit mësimet i vijojnë në këtë objekte shkollor. Në vitin 1964 ndërtohet edhe një aneks i godinës shkollore me 8 dhoma mësimi dhe lokale të tjera përcjellëse, nga materiali i fortë ndërtimor.
Pos mësuesit Zylfo Qerimaj, në këtë shkollë me punën e tyre edukativo – arsimore në vitet e hershme ( 1945 – 1960 ) kanë kontribuar edhe mësuesit : Gjon Mjeda, Marija Ndou, Nedime Kabashi, Syrija Paqarizi, Gjon Sereqi, Zeqerija Sopi, Hamdi Elezkurtaj, Nazim Hoxhaj, Bislim Muja, Mithat Vranica, Shemsidin Kolshi, Alush Kiseri, Mejdi Cufi, Neki Shehu, Sylejman Omaj, Elamije Halo, Nazende Susuri, Islam Kabashi, Haki Hoxha, Sinan Futko, Shkelzen Spahiu, Bedridin Celina, Ibrahim Kovanxhi, Ahmet Gashi, Haki Shehu, Rifat Kuqi, Bedri Hisa, Daut Neziri, Nail Vezgishti, Shadije Azuralgjiu, Hadije Jadrashi, Xhelal Çollpani, Refki Shporta, Xhafer Kabashi, Nexhat Vranezi, Haki Azurallgji, Burhamedin Shehu, Reshat Qavdrbasha, Ilamije Shkodra, Nehal Krasniqi, Myrteza Musolli, Skender Cena, Muhamet Bytyqi, Sylejman Zajmi, Kolë Shahini, Nik Dishpalli, Adnan Pasuli, Frano Lumezi, Gani Gjoka, Muhamet Sokoli, Ryshen Susuri, Naxhije Petlla, Farije Dida, Ali Avdija, Nehat Fehmiju, Zef Leshi, Ali Gërmizaj, Zymrite Llokvica, Nybevet Berisha etj.Ndërsa ndër mësuesit vendas të cilët me punën e tyre shumë vjeçare kanë kontribuar në sukseset e kësaj shkolle, në vitet ( 1960 – 1980) duhet përmendur: Nijazi Elezkurtaj, Vehbi Rizanaj, Masar Ademaj, Qerim Kurtaj, Fadil Elezkurtaj, Selim Memaj, Mejdi Omaj, Mejdi Ademaj, Ali Ademaj, Nasuf Kurtaj, Qamil Susuri, Radije Susuri, Alemi Hoxhaj, Naim Hoxhaj e të tjerë.Punët dhe detyrat e punës të drejtorit të shkollës ndër vite i kanë kryer : Zylfo Qerimaj, Shemsidin Kolshi, Islam Kabashi, Alush Kiseri, Ryshen Susuri, Hysni Rugova, Salajdin Kume, Ali Gërmizaj, Sylejman Omaj, Ymer Kurtaj,
Puna dhe veprimtaria e personelit mësimor të kësaj shkolle në vazhdimësi kanë qenë të vëzhguar nga regjimi serbokomunist dhe të shpeshta kanë qenë kërcnimet, shantazhet, largimet nga puna dhe burgosjet e mësimdhënësve të kësaj shkolle ( Batajr Ali Ademaj – i larguar nga arsimi, Shemsidin Kolshi - i larguar nga arsimi dhe i denuar me 9 vite heqje lirie, Neki Shehu – arrestohet dhe dënohet me një vit burgim, Mithat Vranica – i larguar nga arsimi, disa herë i arrestuar dhe burgosur, Xhafer Kabashi – i përndjekur dhe i diferencuar, Murat Ajazaj – i denuar me 4 vite burgim, Ismen Ajazaj i burgosur dhe i diferencuar, Sahit Kurtaj me një vit heqje lirie, Zijad Elezkurtaj disa herë i denuar me heqje lirie me nga disa muaj).
Shkolla ne Zhur ne vitin 1964 emertohet me emrin e heroit "Ramiz Sadiku', kete emer ajo e mban gjere ne vitin 1976, kur riemertohet nga themeluesi ( KK. Prizren) me emrin e ri " Ramizi e Boro". Kete emer shkolla e mban gjere ne vitin 1990. Ne qershor 1992, shkolla zyrtarisht nga Ministria e Arsimit dhe Shkences e Republikes se Kosoves ( Vendimi nr. 8 te dates 20 qershor 1992) emertohet me emrin e ri : Shkolla fillore " Deshmoret e Zhurit" ne Zhur, emer ky qe simbolizon tre deshmoret e vrar nga forcat policore serbe, ne demonstrarten e 28 Marsit te vitit 1989, e cila u mbajte ( organizua) ne Zhur, ne mbrojtje te autonomise dhe sovranitetit te Kosoves dhe ne mbrotje te shkjolles shqipe ( Xhymshit, Gjylbehar dhe Hajrim Badallajt)
Dhuna dhe presioni serb mbi shkollën shqipe në Zhur u intensifikua në skajshmëri në vitet 1990 – 1999, kur ky presion mori tipare fashiste dhe gjenocidale pikrisht kur shteti “juridik serb” ishte vërsulur me tërë potencialin e vetë ushtarak, policor dhe ekonomik dhe propagandistic për çbërjen e popullit shqiptar dhe të shkollës shqipe në Kosovë. Mësimdhënësit e shkollës, stafi drejtues, nxënësit dhe prindërit e tyre s’bashku ju kundërvun të gjitha këtyre presioneve, shantazheve dhe dhunës serbokomuniste dhe e mbajtë gjallë shkollën dhe arsimin shqip në Zhur. Nuk pranuan ( sikurse në tërë Kosovën) të punonin me planet dhe programet mësimore diskrimunuese serbe, të hartuara në Beograd, nuk pranuan legjislacionin shkollor serb etj. Si masë ndëshkuese, organet e dhunshme arsimore serbe në Prizren dhe Prishtinë fillimisht, duke filluar nga janar i vitit 1991 i ndërpresin në mënyrë të njëanshme dhe joligjore pagat personelit mësimor dhe udhëheqës të kësaj shkolle dhe shumë prej tyre i marrin në të ashtuquajtura biseda informative, ku shumë prej tyre u rrahën. Në biseda informative u morën Ridvan Hoxhaj ( drejtor shkolle 1990 – 1995), Dushe Vezaj ( drejtor shkolle 1995 – 1998), Dashmir Susuri mësimdhënës ( rrahet brutalisht në lokalet e SPB-së në Prizren), Abedin Begaj ( mësimdhënës) etj. Organet e sigurimit shtetëror në vazhdimësi kërcnonin stafin udhëheqës, mësimdhënësit e shkollës dhe veprimtarët të cilët ndihmuan shkollën shqipe në Zhur. Policia serbe konfiskoi vulën e shkollës me tekstin “Republika e Kosovës – shkolla fillore “Dëshmorët e Zhurit” dhe dokumentacion tjetër pedagogjik – shkollor.
Në mbrotje të shkollës shqipe u organizuan shumë protesta dhe forma të tjera të rezistencës ( sikurse në tërë Kosovën), duhet veçuar gjithësesi organizimin e protestave gjithëppopullore të dates 1, 2 dhe shtator 1991 dhe protestat e datës 2, 3 dhe 4 tetor 1991. Kulminacionin dhuna serbe mbi shkollën shqipe e arrin në muajin shtator të vitit 1998, kur mësimi në këtë shkollë ishte ndërprer për dy javë për shkak të luftimeve të zhvilluara në rrethinat e Zhurit ( konkretisht në fshatrat e Vrrinit) në mesë të forcave të UÇK-së dhe atyre okupuese serbe dhe në marsin e vitit 1999, kur u ndërpre mësimi në këtë shkollë ( sikurse në tërë Kosovën) për shkak të deportimit të dhunshëm të popullates në Shqipëri në periudhën mars - qershor 1999. Gjatë kësaj kohe forcat serbe kishin demoluar në tërsi godinën shkollore, kishin thyer dhe demoluar inventarin shkollor, kabinetet dhe mjetet mësimore të shkollës, duke shkaktuar një dëm të konsiderushëm ( dëmi vlersohet në shumë rreth 100 mijë marka gjermane), kishin dëmtuar dokumentacionin pedagogjiko – shkollor etj .
Për të përballuar sa më me pak vështërsi dhunën serbe mbi shkollën shqipe në Zhur dhe lokalitet, u moblizua e tërë popullata dhe partitë politike të kohës, në veçanti LDK-ja si partia më masovike dhe më e organizuar e kohës. Me nismën e tyre u formua Këshilli Komunal për Financim në Zhur ( maj 1991 ) i cili këshilli arriti të sigurojë mjete të konsiderushme materiale nga qytetarët e Zhurit dhe të lokalitetit dhe subjektet afariste, me të cilat mjete kompenzoheshin pagat e punëtorëve arsimor dhe bëhej mirëmbajtja higjieno-teknike e objekteve shkollore në Zhur dhe lokalitet ( Vërmicë, Dobrusht, Vlashnje dhe Kobanjë). Ky këshilli ka vepruar me sukses nga maji i vitit 1992 e gjerë në vitin 1999. Pas përfundimit të Luftës, shkollën e Zhurit e ndihmoi Organizata qeveritare amerikane USAID-i me mjete të konsiderushme materiale që të sanohen sadopak dëmet e shkaktuara gjatë luftës nga forcat serbe në këtë shkollë dhe u mundësua që procesi mësimor – edukativ në këtë shkollë të rifilloj më 1 shtator të vitit 1999, sipas Vendimit të Ministrisë së Arsimit të QPK-së.
Krahas punës së sukseshme mesimore - edukative ne kete shkolle, nje kujdesje te veçant i kushtohet edhe aktiviteteve jashtemesimore te nxenesve te shkolles. Keto aktivitete jane te larmishme dhe organizohen ne kuader te seksioneve te ndryshme ( seksioni kerkimor - shkencor, seksioni letrar - artistik, seksioni muzikor, seksioni i sportisve te rinje, piktoret e rinje, inovatoret e rinje etj. Por gjithesesi aktivitet me te begatshem dhe me produktiv kane arritur muzikantet e rinj[, letraret e rinje dhe sportistet e rinje. Letrtaret e rinje mbajne ore te rregullta letrare dhe jane te organizuar ne kuader te grupit letrar te shkolles "Naim Frasheri" dhe kane arritur qe ne bashkpunim me Keshillin e nxenesve dhe Drejtorin e shkolles gjate vitit shkollor 2007 / 2008 te botojne kater numra te revistes se shkolles "Zerat e se Ardhmes" , reviste kjo e cila eshte pritur shume mire nga lexuesit.Muzikantet e rinje per çdo fund vit organizojne "Spektaklin muzikor", spektakel ky qe perfshin aktivitete te ndryshme muzikore. Ne kete spektakel perfshihen nje numer i madh i nxenesve dhe me laramanin e programit eshte mjaft atraktiv per shikuesit e shumt.
Sportistet e rinje dallohen per rezultate te larta ne aktivitetet e shumta sportive ne nivel shkolle dhe komuna, ne veçantit futbollistet, xhudistet, atletet e rinje.