e/ Kultura
Popullata në Zhuri prore ka kultivuar traditat e lashta të popullit shqiptar edhe në lëmin e kulturës dhe të muzikës popullore shqiptare . Nga ky fshat kanë dalur shumë rapsod, këngëtar të muzikës burimor, popullore, të muzikës së lehtë por edhe shumë vallëtar. Gjithësesi Ansambli i këngëve dhe valleve “Emin Duraku” është kurorëzimi i të gjitha të arriturave kulturore dhe artistike në këtë fshat. Ky ansambël daton nga viti 1948. Ansambli fillimisht u formua si shoqëri kulturo-artistike dhe koncepti i tyre ishte kultivimi i vleravave kombëtare në lëmin e folklorit autokton lokal. Pika kulmore e programit artistik të këtij ansambli ishte dhe mbetet “Dasma e Zhurit” ( momenti kur nusja arrin në shtëpin e burrit), në kuadër të këtij programi shfaqeshin ritet, doket, zakonet, tradita zhurjane si dhe këngët dhe valet tradicionale të Zhurit si : Kënga e djalit të Zhurit, Këngë e vallëzuar femrash, Tair Beg me koperan, si dhe valet : Kollqoja, Halil Aga, Karaisufi etj. Viteve të 60 –ta starton grupi dramatic në kuadër të këtij ansambli dhe të paraqiten kuadrot profesionale në harmonicë, kitarë etj. Viteve të 70 –ta ky ansambël pasurohet me prkestrën folklorike dhe me grupin e koreografisë. Ansambli në fjalë gjatë këtyre viteve ka shfaqur mbi 2000 koncete nëpër qendra të ndryshme brenda dhe jashtë vendi, ka përfaqësuar Kosovën në shumë festivale me karakter federativ, kombëtar, ballkanik, evropian dhe botëror (Ohër, Sofje, Kopër, Izmir, Kil, Zagreb, Beograd, Hvar, Opati, Zvërlig, Shqipëri. Në të gjitha këto aktivitete ky ansambël është shpërblyer me plakete të arta dhe të argjenda, mirënjohje dhe dekorata.
Në këtë ansambël veprojnë këto seksione: seksioni i muzikës popullore, folklorike, burimore, koreografik dhe ai dramatik. Nga viti 1989 e gjer në vitin 1999 për shkak të situates së rendë e cila mbretëronte në Kosovë dhe në Zhur si pasojë e dhunës dhe terrorit serb mbi popullin shqiptar (në Zhur për shkak të ngjrjeve të 28 Marsit 1989, ku vriten tre të rinjë dhe plagosen djetra të tjerë ishte shpallur zi e përgjithëshme) ky ansambël e kishte pushuar në tërsi aktivitetin e vet.
Pas përfundimit të luftës (1999) ansambli u riorganizua dhe u riaktivizua dhe nisi veprimtarinë e vet kulturo-artistike duke marrë pjesë në festivalet të organizuara në:Prizren, Has, Kaçanik, Drenas, Gjilan dhe dy herë në festivalin e Gjirokastrës i cili ka karakter gjithëkombëtar. Në të gjitha këto festivale mori çmimin e pare në Prizren pesë here rradhazi.
Në vitin 2006 ky ansambël e përfaqësoi Kosovën në Festivalin e Kalabrisë ku mori vendin e pare dhe e fitoi të drejtën të merr pjesë në shtat festivale me karakter evropian. Në vitin 2004 në bashkëpunim me arsimtarët Shqiptarë që veprojnë në Gjermani organizon një turne dy javor nëpër të gjitha qendrat e Gjermanisë. Në këto ditë të muajit Nëntor të vitit 2007 ansambli përfaqësoi Kosovën në festivalin e 13 në Peshkopi “Oda Dibrane” ku mori vendin e pare. Me ftësën e qendrës kulturore të Peshkopisë drejtuar ansamblit artistik të këngëve dhe valleve “Emin Duraku” Zhur nga data 2 deri 3 nëntor mori pjesë në festivalin e 13 “Oda Dibrane” me këngë e valle humoristike dhe alegori. Në mbrëmjen e parë ku kishin 7 grupe nga të gjitha trojet shqiptare, ansamblin tone e nderoi kjo bashki që të dale në skenë bashkë me presidentin e Shqipërisë Bamir Topi. Ansambli “Emin Duraku” nga Zhuri përfundimisht mund të thuhet se është ndër ansamblet më të mira dhe më të frytshme në Kosovë.
f/ Sporti
Zhuri ka një traditë të hershme edhe në lëmin e sportit. Të rinjët zhurjan janë marrë aktivisht me disa disiplina sportive por rezultate më të mira i kanë arritur në futboll, karate dhe në shah.
KF “Vëllazëria” gjithësesi mbetet krenarin e Zhurit në sport, për arsye se ky klub ka shënuar rezultate konkrete në futbollin kosovar. Ky klub është themeluar në vitin 1968. Fillimisht ka garuar në Ligën rajonale futbollistike të Prizrenit, ndërsa në vitin 1978 arriti të inkuadrohet në Ligën e II të Kosovës në futboll, në të cilën rang garish me sukses të plot garoi disa vite. Në mungesë të kushteve materiale u detyrua të ndërpres aktivitetin e vetë sportiv.
Në vitin 1995 ky klub rifilloj aktivitetin e vetë sportiv, tani në kushte dhe rrethana shumë më të vështira materiale por edhe të sigurisë, sepse duhej sfiduar dhuna serbe, e cila ishte e shprehur në çdo segment të jetës, por kjo nuk i pengojë entuziastët e sportit në Zhur që ta sfidojnë dhunën serbe dhe këtë klub ta aktivizojnë në garat kampionale të Ligës së III të Kosovës në futboll, gara këto të cilat i organizonte Federada e Futbollit e Republikës së Kosovës.
Në këto gara KF” Vëllazëria” mori pjesë aktivisht gjerë në vitit 1998, kur ato u ndërpren për shkak të Luftës së vitit 1999. Në këto gara ky klub arriti rezultate të konsiderushme, u shpall kampion vjeshtor për sezonin futbollistik 1998/1999 dhe hyri në 1/ 8 e finales së Kupës së Kosovës në futboll. Ata të cilët morëm guximin të sfidonin dhunën serbe në sport – futboll në këto vite ishin : Skender Susuri, Xhevat Rizanaj, Samedin Kurtaj, Ridvan Hoxhaj, Behajdin Dervishaj ( nga Kushtrimi), futbollistët : Shkodran Susuri, Arsim Hoxhaj, Emin Kurtaj, Hajri Kurtaj, Naim Kurtaj, Esat Bislimaj, Salajdin Fetahu, Lirim Ramadanaj, Besmir Shala, Sylejman Osmanaj, Bajram Berisha, Gëzim Krasniqi, Nexhmidin Kryeziu, Selman Xhahaj, Shefqet Pulaj, Menan Krasniqi, Selver Krasniqi, Bashkim Konstatini, Xhevat Avdyli, Mersim Muji, Vezir Kolukaj, Artan Gavazaj, Bukurim susuri, Shefqet Susuri, Blerim Hodaj, etj. Pas përfundimit të Luftës ( 1999) KLF “ Vëllazëria” vazhdoj aktivitetin e vetë futbollistik dhe pas rezultateve shumë të mira ( brliante) arriti që për dy vite garimi të kalojë në rangun më të lartë të garave në futbollin kosovar përkatësisht në Ligën e Parë të Kosovës në Futboll ( viti 1999 / 2000 u shpall kampion në Ligën e III të Kosovës – grupi i Prizrenit dhe pas turnirit kualifikues në Prishtinë fitoi statusin e anëtarit të Ligës së II të Kosovës në Futboll, në vitin 2000 / 2001 u shpallë kampion në Ligën e II të Kosovës Grupi B). Në Ligën e parë të Kosovës ky klub garoi vetëm një sezon futbollistike 2001 / 2002 dhe për rezultate jo të mira ( të pamjaftueshme) përsëri u rikthye në Ligën e II të Kosovës, në të cilën ligë garoi me sukses gjerë në pranverën e vitit 2005 kur për mungesë të kushteve materiale u detyrua të ndërpres aktivitetin e vetë sportive. Për rezultatet e arritura në garat e lartëshenuara më të merituarit ishin futbollistët stafi udhëheqës dhe donatorët. Ndër futbollistët u shquan : Shkodran Susuri, Byrtan dhe Artan Gavazaj, Ditan Luli, Lirim Ramadanaj, Dritan Hoxhaj, Enes Gorani, Adil Kalinuro, Esat Bislimaj, Arsim Hoxhaj, Naim Sefsaliu, Luftar Gashi, Besnik Ajeti, Halim Hoti, Besmir Shala, etj. Nga udhëheqësia e klubit dhe donatorët u shquan : Gani Badallaj ( kryetar klubi), Zylfi Hoxhaj, Ridvan Hoxhaj, Ramadan Ajazaj, Sefer Susuri ( donator), Muhamet E. Badallaj ( donator), Zenun Kryeziu ( donator), Faton Hoxhaj ( donator) Skender Susuri (kryetrajner), Dritan Gavazaj ( trajner), Refki Hoxhaj ( donator) . Një kontribut të veçant në sukseset e klubit kishin edhe simpatizantët e klubit të cilët ishin lojtari i dymbdhjet i klubit.
.