Vitet e Qëndresës
( libër dokumentar për jetën dhe punën e shkollës fillore
“Dëshmorët e Zhurit” në Zhur 1990 – 1999,
( Sfida, dëshmi dhe fakte)
Libri domumentar monografik me titull kuptimplot “Vitet e Qëndresës” i botuar në mars të vitit 2007. për objekt trajtimi ka jetën dhe punën e shkollës fillore të Zhurit, që nga themelimi i saj e gjerë në vitin 2000, por në veçanti pasqyron në mënyrë të plot dhunën dhe gjenocidin serb ndaj kësaj shkolle, nxënësve dhe punëtorëve të saj në vitet 1990 – 1999, përkatësisht veprimtarin dhe mbijetesën e saj karshi dhunës, apartejdit dhe gjenocidit fashist serb dhe t’i përjetësoj ato në formë të një libri dokumentar. Ky libër dokumentar ofron të dhëna, dëshmi, dokumentacione dhe fakte të bollshme dhe të dorës së parë me të cilat dëshmohet dhuna serbe mbi këtë institucion, nxënësit, mësimdhënësit dhe organet drejtuese të tij. Për ta trajtuar këtë problematic në mënyrë sa më argumentuese dhe kuptimplote, libri ndahet në dy pjesë kryesore.
Pjesa e pare ka të bëjë me trajtimin e aspekteve të ndryshme nga jeta dhe puna e shkollës fillore të Zhurit nga viti 1917 e gjerë në vitin 2000, në veçanti, dëshmohet dhuna dhe gjenocidi serb mbi këtë institucion përkatësisht nxënësve dhe mësimdhënësve të saj, duke filluar nga demonstrate e Zhurit e vitit 1989, helmimet e nxënësve të paraleles së ndarë zifike në Kobanjë, ndalimin e financimit të shkollës nga organet e dhunshme serbe, kërcnimet, rrahjet, burgosjet dhe arrestimet, bisedat informative…ndaj arsimtarëve dhe punëtorëve të tjerë të shkollës, financimin e shkollës dhe punëtorëve të saj nga KKF. Zhur, punën e shkollës në vitet e Luftës së vitit 1998 / 1999, demolimet dhe shkatrrimet në shkollë gjatë kohës së luftës nga forcat serbe, rifillimin e procesit mësimor pas përfundimit të luftës, të dhëa statistikore për numrin e nxënësve nëpër vite, numrin e mësimdhënësve dhe strukturën e tyre kualifikuese, stafin udhëheqës të shkollës etj. Në këtë pjesë dokumentare gjithashtu janë paraqitur të dhëna të bollshme edhe për shkollat fillore në Vërmicë, Dobrusht, Vlashnje dhe Kobanjë, të cilat gjerë në vitin 1996 kanë punuar si shkolla të ndara fizike të shkollës së Zhurit dhe në fund të kësaj pjese është paraqitur edhe puna dhe veprimtaria e KKF. Të Zhurit ( 1992 – 1999)
Pjesa e dytë e librit, të cilën edhe autori dhe recenzentët e tij e konsiderojë si pjesën më të rendësishme dhe interesante, shoqërohet me argumentohet me dokumenta, pasqyra të dhënash, vendime, rregullore, fotografi e të dhëa të tjera me të cilat dëshmohet puna dhe sakrifica e nxënësve, arsimtarëve, punëtorëve të tjerë të shkollës dhe banorëve të Zhurit dhe lokalitetit, në mbrotje të shkollës shqipe nga dhuna dhe gjenocidi serbokomunist në vitet 1990 – 1999.
MBIJETESA
e shkollës shqipe në Komunën e Prizrenit
1990 - 1999
Ky studim monografik me titull kuptimplot Mbijetesa e shkollës shqipe në Komunën e Prizrenit 1990 – 1999, me autor z. Skender Susuri dhe z. Hasan Morina, është një punim i rendësishëm dhe me vlerë, si për objektin e hulumtimit, ashtu edhe për nivelin shkencor të trajtimit të tij. Ky studim monografik dokumentar, shumë mësimdhënës, me 377 faqe, ndahet në dy pjesë kryesore. Pjesa e parë ( fq. 29 – 271 ) ngëthen trajaktoren e zhvillimit të arsimit në Prizren, me theks të vacant në gjendjen e rend dhe mbijetesën e shkollës dhe arsimit shqip në këtë komunë në vitet 1990 – 1999. Pjesa e dytë ( fq. 275 – 324 ) ngërthen një numër dokumentash të përzgjedhur, ndërmjet të cilave dëshmohet qartë dhuna serbe e ushtruar ndaj shkollës shqipe, por edhe mbijetesa dhe shkputja përfundimtare e saj nga sistemi i arsimit serbo – jugosllav. Vlen të theksohet edhe “albumi fotografik” ( fq. 325 – 376), në fund të veprës, si një formë e veçantë e paraqitjes objektive të zhvillimeve ( dhunës, mbijetesës dhe rimëkëmbjes) të arsimit shqip në Komunën e Prizrenit, si pjesë integrale e shkollës dhe arsimit shqip në Kosovë në përgjithësi. Ky studim shquhet për vlera të shumfishta. Në radhë të pare, objekti i hulumtimit është një segment shumë i rëndësishëm i historisë së arsimit shqip, jo vetëm në Prizren e rrethinë, por edhe më gjërë. Për ndriqimin e shumëanshëm të tij u desh punën kërkimore me përkushtim, me passion dhe me akribi, ashtu siç ishte edhe puna e autorëve të këtij libri. Objekti i hulumtimit është kuptuar dhe trajtuar drejtë. Për ndriçimin sa më të plotë të tij autorët punuan me dashuri të veçantë dhe me profesionalizëm.
Punimi në fjalë ka strukture metodologjike korrekte, e mbi të gjitha është shumë argumentues ( dokumentar). Për hartimin e kësa monografije autorët kanë qëmtuar dhe shfrytëzuar burime të ndryshme, kryesisht të dorës së pare: dokumenta orgjinale, të shkruara dhe vizive ( fotografi). Me këtë monografi, Skender Susuri dhe Hasan Morina kanë kryer një obligim për admirim ndaj arsimit dhe bartësve të tij : mësuesve e nxënësve, studentëve dhe professorëve, intelektualëve dhe veprimtarëve të tjerë të arsimit në Prizren me rrethinë, shumë prej të cilëve janë edhe shenjtdëshmor.
Vepra Mbijetesa e shkollës shqipe në Komunën e Prizrenit 1990 – 1999 e Skender Susurit dhe Hasan Morinës është një përmendore e veçantë e arsimit shqip në Prizren. Kjo është një vepër mësimdhënëse, shembull i mirë, i cili frymëzon dhe nxit edhe të tjerët që të ngrisin përmendore të tilla.
Recenzentët :
Prof. dr. Hajrullah Koliqi
Prof. dr. Zahadin Shemsidini
AKADEMIK PROF. DR
ESHREF ADEMAJ
( 1940 - 1994)
Personelitet i shquar i shkencës dhe luftëtar i
paepur për të drejtat njerzore e kombëtare
Akademik Prof. Dr. Eshref Ademaj me rezultatet e arritura në lëmin e Matematikës, la pas vetes aq studime, aq të arritura shkencore e libra, aq e përjetsoi punën e vetë në to , sa ai gjithmon do të jetë emër i nderuar dhe i çmuar jo vetëm në përmasat kombëtare por edhe në nivelin ndërkombëtar. Rezultatet të cilat i ka arritur prof. Eshref Ademaj në lëmin e matematikës, para së gjithash nga teoria e grupeve të fundme të thjeshta janë integruar bindshëm dhe me dinjitet në shkencën botërore. Përgatitja e tij profesionale, aftësit e jashtëzakonshme pedagogjike dhe organizative, prof. Eshrefin e nxorën në ballë të trupës pedagogjike e shkencore të Fakultetit të Shkencave Matematiko Natyrore por edhe të Universitetit të Prishtinës. Ishte përpilues i kurrikulit mësimor në lëmin e matematikës, veçmas i hartimit të programeve të disiplinave kryesore formuese, në organizimin e katedrës së matematikës, në krijimin e atmosferës shkencore në fakultet e universitet, në përpilimin e ligjeratave dhe teksteve shkencore… Akademik prof. dr. Eshref Ademaj tërë energjinë e derdhi në avancimin e punës shkencore në Universitet dhe në mbrotjen e autonomisë së tij. Në veçanti kontributi i tij ishte madhor në kohën kur shteti “juridik serb” me tërë potencialin e vetë ekonomik, propagandistik, policor e ushtarak ( 1991 e në vazhdim) ishte përcaktuar për çbërjen definitive të shkollës shqipe në përgjithësi, të Universitetit të Prishtinës në veçanti dhe për çbërjen e Kosovës. Ai ishte një nga ideatorët kryesor për vazhdimit institucional dhe legal të punës së Universitetit nëpër objekte private, pas aplikimit të masave të dhunshme administrative të pushtetit serbokomunist në Universitetin e Prishtinës. Në mbrojtje të këtij institucioni me interes kombëtar, u gjend në ballë të formave të ndryshme të rezistencës për mbrojtjen e tij dhe të shkollës shqip, duke përfshir këtu edhe protestat dhe demonstratat gjithëpopullore (viti 1991 e në vazhdim ).
Prof. Eshref Ademaj ishte luftëtar modern, i denjë dhe i pakompromis për të drejtat njerëzore dhe kombëtare të popullit shqiptar. Kudo që prezentonte në simpoziume të ndryshme shkencore të niveleve ndërkombëtare, hapas, në mënyrë të guximshme dhe argumentuese e prezentonte dhunën dhe gjenocidin serbe mbi popullin shqiptar të Kosovës. Padyshim se në këtë kontekst kontributi i tij u materializua me daljen në dritë të librit “ Kosova Viktim” në bashkautorsi me Zvonimir Sheparoviqin (viktimolog i njohur në nivel botëror). Prof. Eshrefi edhe në cilësin e anëtarit të KMDLNJ - së në Prishtinë, u angazhua dhe kontribuoj në mbrotjen e të drejtave dhe lirive të individuale, por edhe për të drejtat kombëtare e njerëzore të shqiptarëve. Prof. dr. Ejup Statovci (tani i ndjer, atë botë rektor i Universitetit të Prishtinës , në mbedhjen komemorative me rastin e vdekjes së prof. Eshrefit, të datës 07.08. 1994) në mes të tjerash theksonte : Vepra e tij e tërsishme aq madhore përherë do t’i jap dritë mendimit të Universitetit dhe çështjes sonë.
Akademik Prof. dr. Eshref Ademaj padyshim është ndër figurat më poliedrike të botës intelekuale dhe kombëtare në historin tonë më të re. Për kontributin shkencor dhe kombëtar të prof. Eshref Ademaj, duhet të flasin dhe të shkruajnë punëtorët eminent shkencor dhe personalitete të veçanta nga rrafshi mbarkombëtar sepse i veçant ishte profesori i nderuar. Megjithat unë në shenjë respekti të thell për veprimtarin e përgjithshme të profesorit të nderuar Eshref Ademaj, mora guximin, që në përvjetorin e 15 të vdekjes së tij ( edhe pse i vetëdishëm se nuk jam i atij niveli profesional që e meriton profesori i ndjer) të shkruaj këtë libër me të cilin kam bërë përpjekje “simbolike” që sa do pak të kontribuojë në ndriqimin e veprimtarisë së tërësishme, në veçanti për çështjen kombëtare të prof. Eshref Ademajt, por për më tepër dëshiroj të senzibilizoj të tjerët për tu marrë me studimin e të arriturave të gjithëmbarshme të profesorit të ndjer. Këtë libër gjithsesi e begatojnë shkrimet e autorëve të tjerë, të cilët i kanë paraqitur pikpamjet e tyre rreth prof. dr. Eshref Ademajt, nga fushat e ndryshme.
Falenderoj familjen e prof. Eshrefit e cila më dha kuroja dhe që në nisëm e përkrahu botimin e këtij libri ( në veçanti bashkshorten zonjën Rexhbije) dhe të gjithë ata që ndihmuan botimin e librit. Gjithashtu falenderoj edhe të gjitha ata që me idet dhe propozimet e tyre më ndihmuan në hartimin e këtij libri, recenzentin, lektorin, donatorët etj.
Aleko Minga
Revista matematike “Plus” 1994
Kur shtrohet një detyrë madhore historike për zgjidhje, si rregull, do të gjenden edhe njerëzit e përshtatshëm që koha i thërret për të kryer realizimin e saj. Kështu ndodhi edhe kur Kosova luftonte që të fitonte të drejtën legjitime për të arsimuar bijët e vet në gjuhën amëtare shqipe në të gjitha nivelet e shkollimit, për të zhvilluar kulturën kombëtare e për të afirmuar thesarin e vlerave shpirtërore të krijuara, për të lëvruar me dinjitet fushat e dijes dhe për të zënë një vend të merituar në komunitetin shkencor ndërkombëtar. Kjo trevë e matririzuar nxori nga gjiri i vet një gjeneratë intelektualësh të talentuar, që, duke shpërfillur sakrificat, guxoi të marrë përsipër këtë mision historik dhe të luftojnë me trimëri dhe me zgjuarësi për përmbushjen e tij.
Ndër përfaqësuesit më të spikatur dhe më me personalitet të këtij brezi është edhe Prof. Dr. Eshref Ademaj. Në vijën e pare të lëvizjes atë e nxprën formimi i tij i shëndosh intelektual, mprehtësia dhe shpejtësia e gjykimit, aftësit organizuese dhe, mbi të gjitha, tiparet e mrrekullueshme njerëzore të tij, në të cilat mishëroheshin karakteristikat më të vyera të etnisë shqiptare. Eshrefi, me temperamentin e tij të zjarrët, i bëri herët idealet e veta aspiratat e bashkëkombave për liri, të drejtat kombëtare e njerëzore dhe përparimin shoqëror. Ai ishte i ndërgjegjshëm se kjo luftë e vështirë do të zhvillohej në kushtet e inferioritetit në qoftë se shqiptarët nuk do të kishin njerëz të ditur, të aftë e me formim bashkëkohor që t’i orientonin në labirintet e ngatërruara në të cilat do ta futnin luftën armiqët dinakë. Përgatitja e luftëtarit misionar fillon që në bankat e shkollës se dija është armë. Dhe Eshref Ademaj i vuri vetes si qëllim të ishte i shkëlqyer në mësime. Të tilla i pati rezultatet në shkollën e mesme. Më të shquarin e pat edhe gjenerata që bashk me të kreu studimet për matematikë në Fakultetin Filozofik të Prishtinës më 1964. Emër të nderuar la pas vetes edhe në studimet pasuniveristare, në fillim në Beograd në Fakultetin e Shkencave Matematiko Natyrore ku magjistroi në vitin 1970 dhe më pas në Zagreb, ku ai përfundoi doktoraturën më 1976, duke mbrojtur me sukses të plot disertacionin “ Kontribut teorisë së grupeve të fundme të thjeshta “ , që tërhoqi vemendjen e opinionit shkencor për idet e reja dhe interesante që paraqiteshin në të.
Që në vitet e para të krijimit të Universitetit të Prishtinës, Eshref Ademajn veprimtaria e tij e nxori në ballë të trupës pedagogjike e shkencore të këtij institucioni, që për jetën e Kosovës kishte tjetër rrezatim e ndikim, tjetër peshë pot a krahasosh me institucionet analoge të vendeve tjera. Në qoftë se do të kërkonim një karakterizim sintetik për punën e Eshrefit në këto vite, na duhet të përmendim përkushtimin e tij deri në harrimin e vetvetes. Ndihmesa e tij ka qenë e vaçantë në përpilimin e planeve mësimore. Në hartimin e programeve të disiplinave kryesore formuese, në organizimin e katedrës, në krijimin e atmosferës shkencore në fakultet dhe universitet, në përpilimin e ligjeratave e të teksteve, etj. Kudo ku lindte një problem, kudo ku ndeshej një vështërsi ishte e dëshirueshme prania e Eshrefit, ishte i mirëpritur mendimi i tij. Prandaj Eshrefi fitoi shumë shpejt një autoritet të pakontestueshëm dhe ai u kthye në një “faktor” që ata që përpiqeshin të pengonin shkollimin shqip u detyruan ta çmonin si të “rrezikshëm” dhe që duhej neutralizuar me çdo mjet. Eshrefi ishte polemist i shkëlqyer në debate dhe argumentet e tij vështirë përballoheshin nga kundërshtarët. Në mjaftë biseda që kemi pasur me të, ai ngulmonte te ideja se Univeristeti i Prishtinës do ta meriton rolin që ia ngarkonte koha vetëm po të shëndrrohej në institucion dinjitoz të arsimit të lartë. Në qoftë se brenda një periudhe relativisht të shkurtër Univeristeti i Prishtinës fitoi prestigjin e duhur, në themel të kësaj arritje, bashkë me atë të tjerave, janë edhe mundi dhe përpjekjet e Eshrefit. Kush ka patur fati të dëgjonte ligjeratat e tij ka dalë prej auditorit me një pasuri të re intelektuale, sepse si rrallëkush ai dinte ta përzgjidhte informacionin, ta ndërtonteparaqitjen e tij me logjikë të përkryer, të theksonte në mënyrë të qëlluar idet, të çelte horizonte për mendimin kurreshtar e kërkues.
Formimin e shkencëtarëve të rinj mund ta realizojë me nivelin e duhur vetëm një kërkues i pasionuar dhe rezultativ. Këtë cilësi e pati në shkallën më të lartë Eshrefi, prandaj e meriton vendin si figurë qëndrore e veprimtarisë shkencore në fushën a matematikës në Kosovë. Për të kuptuar si duhet vlerën e asaj që keru Eshrefi, duhet të nënvizojmë disa rrethana specifike. Eshtë tepër e vështirë të krijosh diçka që të përfshihet në thesarin e matematikës kur sot punon jashtë qendrave të fuqishme shkencore në këtë fushë. Univeristeti i Prishtinës, i posakrijuar, ishte një pike periferike për botën e matematikës. Traditat e kërkimit, aq të rendësishme, mungonin krejtësisht për shkaqet e njohura historike. Qetësia e nevojshme për hulumtim trazohej orë e çast nga faktorët pengues jashtëmatematikor. Të gjithë këto vështërsi i sfidoi Eshrefi. Sfida e tij, më tepër se me karakter personal; duhet vendosur në kontekstin e vet të natyrshëm. Me suksesin e tij ai do të dëshmonte se kombit tone nuk i mungojnë talentet që mund të maten me të tjerët në fushën e shkencës dhe të kontribuojnë me dinjitet në përparimin e saj në shkallë botërore. Për këtë, Eshref Ademaj zgjodhi si zone të interesimeve të tij shkencore një nga lëmit më neuralgjike e më të rendësishme të algjebrës moderne, ku matnin forcat matematikanë nga më të aftit. Syrit të mprehtë e të stërvitur të dijetarit me përvojë Prof. Jankos nuk i shpëtoi potenca krijuese e Eshrefit tonë. Prandaj ai nuk ia kurseu mbështetjen në hapat e pare dhe e ndihmoi të futet në qarqet shkencore më të njohura në fushën përkatëse, sepse ishte i bindur në zotësin e Eshref Ademajt. Rezultatet nuk vonuan Eshrefi shkroi një vargë artikujsh, të cilat u botuan në revistat e specializuara më me autoritet dhe u mirëpritën për orgjinalitetin dhe freskin e ideve, për mundësit potenciale që ofronte shfrytësimi operativ i tyre por edhe për teknikën e hollë të përdorur.
Prof. Dr. Eshref Ademaj është marrë me teorin e grupeve të fundme dhe në këtë kuadër edhe me grupet e fundme të thjeshta. Në vitin 1980, falë punimeve intensive të mjaftë matematikanëve, u arrit të përpilohet nomenglatura përfundimtare e grupeve të fundme të thjeshta, duke vërtetuar se çdo grup i thjeshtë është izomorf me një nga grupet e thjeshta të gjetura deri më 1980. Ky konsiderohet sin jë prej zbulimeve më madhore matematike të shekullit tone, që do të përshpejtojë paraqitjen e pritshme të grupeve të undme nëpërmjet grupeve të fundme të thjeshta. Në këtë zonë ishin përqëndruar edhe studimet e Prof. dr. Eshref Ademaj, prandaj rezultatet e tij janë integruar bindshëm dhe me dinjitet në shkencën botërore. Eshtë kjo arsyeja që kumtimet e tij shkencore janë pritur me interes të veçantë në Jenë, në Sofije, në Hajdelberg, në Stambollë, Athinë, Novisibirski, Lajpcnig etj, pa zënë në gojë Tiranën e Prishtinën. Më vjen mire të përmend se ligjeratat e Eshrefit në Tiranë dhe bisedat e tij kanë shërbyer si nxitje për lëvrimin edhe në Shqipëri të teorisë së grupeve prej një kolektivi matematikanësh, që çmohet ndër më të suksesshmit dhe më të frytshmit ndër ne. Natyrisht, një shkencëtar i përmasave të Eshrefit, veç fushës kryesore do të hulumtonte në një zone më të gjërë. Prof. Dr. Ademaj ka studime edhe në teorinë e grupeve të pafundme, në gjeometrinë e fundme dhe në kombinatorikë. Dhe kudo ai ka ditur të shfaqet si kërkues me personalitet dhe mjaft arigjinal.
Prof. Dr. Eshref Ademaj ishte organizator i rrallë. Ai ishte nismëtari kryesor dhe shpirti i vërtetë i organizimit të studimeve pasuniversitare matematike në Fakultetin e Shkencave Matematiko – Natyrore të Univeristetit të Prishtinës. Të udhëhequr prej tij kanë fituar gradat e magjistrit dhe të doktorit të shkencave shumë matematikanë të rinj. Nën kujdesin e Eshrefit filloi botimin revista “Punime Matematikore”. Falë punës së tij cilësore si kryeredaktor përgjegjës i saj, kjo revistë ndikoi mjaft në afirmimin ndërkombëtar të matematikanëve të Kosovës. Njerëzit kishin krijuar bindjen e palëkundër që punët do të ecnin përsëmbari po t’i merrte në dorë Eshrefi. Prandaj atë e kishin zgjedhur në shumë forume profesionale dhe shoqërore. Si kryetar i Shoqatës së Arsimtarëve Univeristar dhe Punonjësve Shkencor të Kosovës ai u bë shembëlltyrë ideale e rezistencës për ruajtjen e autonomies së Universitetit të Prishtinës dhe mbaji qëndrim burrëror dhe të prerë, jo vetëm kundër futjes se Univeristetit nën masat e dhunshme, kundër masave të egra repressive ndaj shkollimit shqip por edhe në një rrafsh më të gjërë kundër tërë terrorit dhe gjenocidit serb. Kohët e trazuara i vënë në prove karakteret e mëdha, ashtu si zjarri ndan ariun nga metalet kallpë. Prof. Dr. Eshref Ademaj ishte burrë me atë kuptim që i jep shqiptari kësaj fjale. Ai ishte njeri që nuk e vinte në hesap veten dhe flijonte çdo gjë kur duhej mbrojtur e drejta, e mira, kur duhej përkrahur progresi. Ishte shok me të cilin e ndjeje veten të sigurt ta kishe në krah. Ishte ndër ata që cilido e quante për nder të veçantë ta kishte mik. Fisnik e bujar si ai. Me një force të rrallë shpirtërore, që e tregoi veçanarisht në lëngimin e gjatë, kur u ngrit madhërisht mbi të keqen duke e ruajtur përherë të gjallë interesimin e tij për çdo gjë që e pat të shtrenjtë.
Prof. Dr. Eshref Ademaj vdiq më 17 korrik të këtij viti ( S.S. 1994 ) në moshën 54 vjeçare. Atë e humbëm kur ishte në kulmin e fuqive të tij krijuese, bash në kohën kur bashkëkombasit kishin aq shumë nevojë për talentin e tij të madh, për mendjen e tij të ndrtur, për fjalën e tij me autoritet, për veprimin e tij të guximshëm dhe efektiv. Zbrazëtia që la akademiku Prof. Dr. Eshref Ademaj në frontin e punës e të luftës nuk është aspak e lehtë të mbushet. Por, njerëz si ai mbeten të gdhendur përjetësisht në kujtesën e kombit si pika të ndritshme referimi të historisë së tij. Le të jenë këto rreshta një homazh e një nderim i thellë për kolegun e shquar e njeriun e mrekullueshëm, e të paharruar.
Prof. Dr. Ejup Statovci
Gazeta “Bujku” date 08.08.1994
Ai e shpiente kohën Andej nga duhej
Vdekja dinake por e pamëshirëshme, e rrëmbeu përgjithmon fizikisht akademikun, profesorin e pedagogun, shkencëtarin aq të arritur me mendjen e ndritur të shkencës, luftëtarin e vendosur, të palëkundshëm e largëpamës, prorektorin e Universitetit të Prishtinës, të cilit ai ia kushtoi tërë energjin e tij.Profesorin Ademaj vdekja e grabiti në kulmin e pjekurisë së tij intelektuale e shkencore, kur kërkimet e tij shkencore, në të cilat shkrihej i tëri, do të kapnin edhe më, pa mëdyshje, thenë simbolikisht qiell e yje, tokë e gjithësi. Profesori Ademaj edhe për këtë kohë sa jetoi la aq studime, aq të arritura shkencore e libra, aq e përjetsoi punën dhe veten në to, sa ia gjithmon do të jetë me ne dhe yni. Prejse mendja e njeriut prodhon libra, është thenë se libri është përmendore e përmendoreve. Ai është përmendorja më e rendësishme me të cilën bisedojnë studiuesit, bisedojnë studentët, bisedojnë brezat, biusedon populli, bisedojnë me ne dhe për ne, bisedojnë për kohën tone, për shkollën, nivelin dhe të arriturat tona.
A mund kush në këtë plan të mos bisedojë me librat e professor Ademajt. Me të do të bisedohet gjithmonë. Dhe të gjithë do të binden se koha jonë, kohë asnjëherë e favorshme për ne, prodhoi një mendje të ndritur, që shkëlqen në lëmin e tij, me të cilën merrej me aq përkushtim.Ai me mendjen e tij prodhuese e orgjinale të shkencëtarit la vulën edhe na përjetësoi në kohë dhe kohën në ne. Profesor Ademaj jetoi me Universitetin e ngrit me të dhe e ngriti atë. Ai ishte një nga ato kuadrot e para që prodhoi ky Universitet, por edhe ndër kuadrot e para që prodhuan këtë Universitet. Ishte aq i dedikuar për ngritjen e tij, sa asnjëherë nuk iku nga puna e obligimet, por kërkonte punë çilte punë dhe ngarkohej me obligime, por edhe hapte obligime për të gjithë, sepse vetë ishte shumë i dedikuar, shumë i ndërgjegjshëm e i sinqertë, si dhe organizator dhe udhëheqës i shquar.
Ai e hetonte kohën kur duhej vepruar dhe vepronte me aq guxim e mençuri sa s’kishte si të mos i vinin prapa. Tërë atë endegji që e derdhi në mbrojtjen e Universitetit, veçanarisht në periudhën më delicate për të që nga viti 1990 e deri në vdekje, s’ka si të moss hënohet. Zgjuarsia e tij në drejtim të duhur, s’ka si të mos jetë e shënuar. Ai vetë nuk u tremb, kur edhe koha vetë zuri të trembej më 1990 – 1991. Nuk lejoi të ndalet koha për Universitetin, e Universiteti për kohën, por vetëm e drejtoi Universitetin edhe pse të zhvendosur, në drejtim të duhur, që e nxe kohën; në drejtimin që vazhdohet. Për të mos u ndalur mendja, shpirti e zemra e popullit, edhe pse rrebeshi i kohës, njeriu rrebesh derdhej me tërë vrazhdësinë në Universitet, ai nuk u frikësua që për të të luftojë në Prishtinë, në Beograd, në Tiranë e gjetiu që koha të ecë dhe Universiteti bashkë me të. S’mund të imagjinohet sot populli ynë dhe koha jonë pa Universitetin, por as Universiteti nuk do të mbetej në kohë pa një mendje krijuese plot orgjinalitet, e ndritur si është kjo e professor Eshrefit. Mendja e tij bindshëm hyri në shkencën botërore, e ndroi kudo shkencën kombëtare;nga profesori me vision aq të qartë e largparës, nga pedagogu aq i dashur e i afërt për të gjithë, gjithnjë i qeshur dhe i paharushëm, nga prindi e babai jo vetëm për familjen e tij të ngusht që aq shumë e deshi dhe e çmoi, por edhe i gjithë të tjerëve, nga kolegu aq koleg, aq i afërt dhe aq elokuent, nga shoku i shokëve dhe nga njeriu aq i dedikuar për popullin e vetë. Vepra e tij e tërësishme aq madhore përherë do t’i jape dritë mendimit të Universitetit dhe çështjes sonë.Vepra e tij përherë do të qëndrojë e skalitur dhe e ngritur në piadestalin më të lartë, kurseai vetë i përjetësuar në të. Një përmendore madhore që ia ngriti vetes me punën me përkushtimin dhe me mendjen e tij të ndritur. Universiteti do t’i jetë përjetë mirënjohës dhe me respekrin më të thellë përulet para figureës së ndritur të shkencës sonë.