Pak histori për
Prizrenin
Nga të arriturat e gjithëmbarshme shkencore është dëshmuar se trojet e Kosovës së sotme kanë qenë të banuara që nga kohët kur njerëzimi bëri hapat e para drejtë qytetrimit. “Materiali arkeologjik kap gjurmët e këtij qytetërimi që nga periudha e neolitit të vonshëm e këndej. Kjo periudhë në vendin tonë plotëson kohën ndërmjet viteve 6000-2000 para e.r.”
“Historia si banorë më të lashtë të këtyre trojeve, njehë Dardanët, si pjesë e pandarë e trungut ilir, të formuar në kohën e bronzit, të hekurit, të latenit e tutje. Kështu vendi i banuar nga Dardanët në antik e më pas, u quajt Dardani.Dardania shtrihesh në Iliri ( pjesën qëndrore të gadishullit Ballkanik). Ajo përfshinte rrjedhën e epërme të Vardarit ( Aksa), të Drinit të Bardhë ( Drilon), të maleve të Sharrit ( Skardi), të Kosovës; rrjedhën e Ibrit ( Angri), rrjedhën e Moravës Jugore e Perendimore ( Margi), atë të Nishavës e rrjedhën e epërme të Timakut”. Sipas rezultateve të hulumtimeve, vendbanimet më të lashta të regjionit të Prizrenit janë : Reshtani, Hisari dhe Gradishti. “
Në hapsirën urbane të Prizrenit kanë ekzistuar dhe ende ekzistojnë mbeturinat e objekteve primare dhe sekundare të një vendbanimi të lashtë, të organizuar dhe të urbanizuar. Për këtë dëshmojë të dhënat vijuese : 1. Gërmadhat e termës së periudhës romake, të zbuluar në vitin 1964 ( pastaj të mbuluara) përballë godinës së fiskulturës të Gjimnazit. 2. Bazilika në lokacionin e tashëm të kishës “Shën Premtja”. 3. Muret e periudhës romake te Sahat Kulla, të shëndrruar në hamam mesin e shekullit XVIII. 4. Ara ( monument votive) i shekullit II-III , e zbuluar në rrugën “Çlirimi i Popullit” më 1976, gjatë hapjes së themeleve të shtëpisë. 5. “Stella ( monumente mbivarror) e shumta të periudhës romake. Nga këto fakte mund të nxjerrim konkluzionin se lashtësia urbane e Prizrenit bie në shekullin III dhe shumë më herët, gjë që le hapsirë për gjeneratat që vijnë për kërkimin e nismës kohore të bërthamës së qytetit, që duket të jetë mjaft e hershme”.
“Sipas zbulimeve të deritanishme arkeologjike, qytetet antike kanë qenë të vendosura në hapësirat e rrafshta dhe të hapura. Aso kohe rolin e vendbanimit urban të regjionit të Prizrenit e kishte Theranda. Kur kemi të bëjmë me raportin e mikropozitës së sotme të Prizrenit dhe të asaj që e kishte Theranda antike në rrugën Lissus (Lezhë) – Naissus (Nish). Disa hulumtues në zë, këto dy qytete i kanë identifikuar, duke i lidhur për vendin e njejtë, duke konsideruar se Prizreni bizantin jo vetëm që ia ka marrë Therandës funksionin tregtaro-trafik, por edhe mikropozitën e saj. Megjithatë, disa hulumtues të tjerë konsiderojnë se Theranda gjendej rreth 15 km në veri-verilindje të Prizrenit të sotëm ose në pllajën Torazhdë, afër fshatrave të sotëm Leshan dhe Tërn, ndërsa në vendin e Prizrenit të sotëm gjendej njëfar stacioni rrugor ose një qendër me rendësi lokale, pasi që nuk e ka ruajtur emrin e vetë. Me rastin e gërmimeve në kalan e Prizrenit, prej 3 qershorit e deri më 4 shator 1969, nuk u zbulua asnjë objekt arkeologjik antik, gjë që e vë në pah tërësisht faktin se Theranda antike nuk gjendej në këtë fortesë. Prizreni mesjtar për here të pare përmendet më 1019, kur përmendet peshkopi bullgar në të”.
Materialet e gjetura arkeologjike në Prizren dhe rrethinë dëshmojnë për një jetë të lashtë të këtij qyteti, monumentet e shkruara janë të vonshme, fragmentare dhe periodike. Shënimet e para mbi Prizrenin dhe rrethinën e tij nisin me gjeografin e famshëm nga Aleksandëria Klaudius Ptolomeun ( 87 – 150). Në veprën e tij “Gjeografia” ku paraqet njohuri gjeografike të kohës e në hartën e vet të pestë, na jep shënimet e para hartografike mbi Dardanin. Ky dijetar grek, në këtë vepër, përveç tjerash, evidenton edhe rrugët që e kanë lidhur pellgun e Adriatikut me brendinë e Ilirisë. Me atë rast përshkruan rrugën kryesore që ka kaluar nepër Dardani dhe ka lidhur Lezhën me Nishin. Gjatë përshkrimit të rrugës së sipërpërmendur si stacion i pare shenohet Gabuleo – Kukësi, ndërsa si stacion i dytë shenohet Thermidava, që më sa dihet deri më sot është kjo hera e parë e evidentimit të këtij lokaliteti në një burim të shkruar. Komunikacioni kryesor rrugor romak që shkonte nga bregdeti Adriatik për në brendin e Siujdhesës Ballkanike dhe që kalonte në për trevën e Prizrenit ( Therandës) ia mendësoi që ky qytet të njohë një zhvillim të ekonomik-tregëtar dhe të hy në radhët e vendbanimeve më të mëdha të kohës. Nëpër këtë rrugë ( Lissus – Naissus) kalonte malli për tregti dhe posta, ndërsa në rast rreziku nga lufta, atëherë këtu kalonte edhe ushtria. “Të dhënat i vazhdoi Prokopi i Cezarësë ( nga Palestina), kronist bizant i shekullit të VI e bashkohanik i Justinianit. Me saa duket Prokopi me kërkesë të Justiniantit, ndërmjet viteve, 558-560 e shkroi veprën “De aedificiis” ( “Mbi ndërtimet”). Nga vetë vepra shihet se për t’u mbrojtur nga sulmet e popujëve barbarë Justiniani ka udhëruar ndërtimin e fortesave të reja dhe meremetimin e të vjetrave. Duke e çuar në vend urdhërin e perandorit përgjatë Danubit ndërtohen dhe meremetohen 80 sosh e në brendi të Ballkanit ndërtohen 370 fortifikata, kurse prej tyre në Dardani ndërtohen 8 fortesa të reja dhe meremetohen 61 të vjerta. Në mesin e të meremetuarave për të parën here na paraqitet emri i qytetit Petrizen, që e zavendëson emrin e mëparshëm të qytetit Theranda “ . 5 Në kohën e sundimit të Bizantit, Prizreni u bë qendër e rendësishme tregëtare, zejtare, administrative e kishtare. Në Prizren ishte selia e Peshkopatës së Prizrenit, e cila përshinte edhe viset rreth Pejës, Deçanit, Britosit dhe Leskovcit. Pas shuarjes së Perandorisë Bizantine, Prizreni përjetoi sundimin sllavë, bullgar, e më vonë edhe atë osman. Prizreni nën sundimin bullgar ishte nga viti 1024 , ndërsa në vitin 1275 definitivish bie nën sundimin e Stefan Përvovençanacit.. Me spostimin e shtetit mesjetar serb në jug dhe jugperendim, Prizreni u gjend po thuaj në pjesën qendrore të tij. Kjo pozitë kushtëzoi qi Prizreni të bëhet qendër shumë e rendësishme ekonomike, kulturore dhe politike e Sërbisë së atëhershme. Për zhvillimin ekonomik të tij, flet edhe fakti se aty farkoheshin të hollat. Edhe deri në ditën e sotme janë ruajtur ekszemplarët e të hollave me mbishkrimin “Prizren”. Serbia nuk kishte kryeqytet të përhershëm, siç ishte rasti me Rusinë, Bizantin dhe Bullgarinë. Në saje të funksioneve tregëtare, të komunikacionit, disa sundues mesjetar serb ( Dushani dhe Uroshi) e shpallën atë kryeqytet të vet. Po ky status nuk zgjati shumë. Kohët e pasigurta dhe të stuhishme, konfliktet ndërmjet popujëve të ndryshëm, çrregullimet ekonomike dhe politike, plaçkitjet dhe shkatrrimet, ndërprerja e lidhjeve të komunikacionit dhe të tregtisë e shuan pothuajse tërsisht jetën e Prizrenit edhe para se ta pushtonin turqit. Turqit e pushtojnë Prizrenin më 21 qershor 1455 dhe e mbajnë deri më 8 tetor 1912.
Periudha e sundimit osman për Prizrenin ka një rendësi të vaçant. Kjo periudhë i dha theks të vaçantë Prizrenit jo vetëm në dukje, në tipin e qytetit, në mënyrën e jetesës por edhe në funksione. Prizreni nën sundimin osman përjetoi një zhvillim të shpejtuar në zejtari, komunikacion, kulturë, arsim, etj, Në aspektin e funksioneve administrativo-politike ai kishte funksione të rendësishme . Prizreni bëhet seli e sanxhakut e në fund të shekullit XIX, u bë edhe seli e Vilajetit. “ Me funksione të rendësishme administrative politike dhe me një pozitë shumë të përshtatshme në rrugën e rendësishme prej bregdetit shqiptar kah brendia e Gadishullit Ballkanik, kah qarkullonin karvanet tregtare, udhëtarët, misionet ushtarake, fetare dhe diplomatike, Prizreni, kah fundi i shekullit XIX dhe fillimi i shekullit XX ishte seli e Konsullatave të pesë shteteve : Austrisë, Rusisë, Anglisë, Italisë dhe Serbisë “ 6. Kur në gjysmën e dytë të shekullit XIX u bë e qartë se është i pashmangshëm shkatrrimi i Perandorisë Osmane, u shtrua “Çeshtja Lindore”, përkatësisht kush do ta trashegojë Perandorin Osmane. Për tu ju kundërvu qëllimeve ekspansioniste të shteteve fqinje, ka fundi i majit të vitit 1878, në Gjakovë u tubuan përfaqësuesit e Shqipërsisë dhe vendosën për thirrjen e tubimit gjithëshqiptar në Prizren. Në qershor të vitit 1878 në Prizren filloi punën Kuvendi i Përgjithshëm i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në të cilën morën pjesë rreth 300 delegatë. Tubimi zgjati dy javë. Kuvendi i filloi punimet me 10 qershor 1878, në sallën e medresës së Bajrakli Xhamisë. Kështu filloi së vepruari “Besëlidhja” (itifak), që më vonë u quajt “Lidhja Shqiptare” ose “Lidhja e Prizrenit”. Vendimet që u morën në mbledhjet e para të Lidhjes u përfshin në librin e vendimeve ( Kararname).
Më 3 nëntor 1912, Prizreni pushtohet nga forcat serbe, të cilat mbesin në këto troje, me ndërprerje të vogla deri më 12 qershor 1999, kur definitivisht u larguan nga Prizreni dhe rrethinat e tij, pas një rezistence dhe lufte aktive gati qindra vjeçare të popullit shqiptar për liri e pavarsi , në veçanti fal luftës heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe fushatës së bombardimeve 78 ditore ajrore të forcave të NATO-së, ndaj pozicioneve ushtarako-policore serbe në Kosovë dhe në brendi të territorit të Serbisë. Me pushtimin e Prizrenit nga forcat serbe, vendoset ora policore, fillon çarmatimi i popullates shqiptare, ndiqen krerët e lëvizjes kombtare shqiptare, filloi likuidimi i popullatës së pafajshme, plaçkitjet, grabitjet , dhunimet etj. Ndaj popullatës shqiptare gjatë periudhës së pushtetit serboborgjez 1918-1941 në vazhdimësi u ushtrua dhunë dhe terror, ajo nuk gëzonte as të drejtat më elementare. Edhe në periudhën e ripushtimit serbokomunist të Prizrenit dhe rrethinës së tij në vitet 1945-1999, ndaj popullit shqiptar u ndjek e njejta politike, pra e dhunës dhe e terorrit.