SHKOLLA NE KOBANJE
Paralelja e ndarë fizike në Kobanjë ka filluar punë në vitin shkollor 1970 / 1971 në afërsi të lokacionit ku ka qenë fshati i vjetër i Kobanjës. Fillimisht mësimi në këtë paralele është zhvilluar nga klasa e parë e gjerë në klasën e katërt dhe atë i tipit të kombinuar. Kjo gjendje ka vazhduar gjerë në vitin shkollor 1980 / 1981. Mësuesit e parë në shkollën e Kobanjës kanë qenë Bari Reçi, Beqir Bojagjiu dhe Eshref Kuki. Ndërsa nga kuadrot vendore mësues të pare ishin Zylfi Hoxhaj dhe Fuad Germizaj, që të dy nga fshati Vlashnje. Me kalimin e kohës ka ardhur deri tek shtimi i numrit të nxënësve dhe si rezultat i kësaj, në shkollën e Kobanjës nisi mësimi edhe në ciklin lëndor. Në vitin shkollor 1981/ 1982 në Kobanjë fillon nga puna klasa e pestë e shkollës fillore, Në vitin shkollor 1882 / 1983, fillon nga puna klasa e gjashtë e shkollës fillore, Në vitin shkollor 1983 / 1984, fillon nga puna klasa e shtatë e shkollës fillore dhe në vitin shkollor 1984 / 1985, fillon nga puna klasa e tetë e shkollës fillore. Banorët e Kobanjës të etshëm për arsim, jo vetëm që kontribuan materialisht në mbijetesën e shkollës shqipe në këtë fshat, në vitet 1990-1999, në kohën kur serbokomunistët u vërsulën me tër egërsin dhe barbarin e tyre ndaj shkollës shqipe, por me vetëfinancim arritën ta ndërtojn godinën e re shkollor. Në këtë objekt edhe sot zhvillohet procesi edukativo - arsimor. Objekti ka 6 dhoma mësimi dhe sallën e arsimtarëve. Gjatë luftës së fundit në Kosovë, forcat paramilitare dhe ushtarako – policore serbe shkatrruan në tërsi inventarin dhe mjetet mësimore didaktike në këtë shkollë. Cimik-u gjerman pas luftës ka bërë suvatimin e jashtëm të godinës shkollore, ndërsa organizata gjermane CRA ka përgatitur lokalet për entin parashkollore ( në pjesën përdhese të godinës shkollore).