SHKOLLA FILLORE
“NAIM FRASHËRI”
NË VLASHNJE
Historiku i shkurter i shkollës
Në bazë të kronikës së shkollës të mbajtur nga mësuesi i shkollës fillore të fshatitnë Vlashnje, zotriu Mark Gashi, shkolla fillore në Vlashnje ka filluar punën më 1 prill të vitit 1948. Mësuesi i parë në shkollën e Vlashnjes ishte zotriu Batjar Ali Ademaj nga Zhuri. Mësuesi Batjar Ali Ademaj, në shkollën fillore të Vlashnjës ka punuar vetëm një vit shkollor për tu zavendësuar me mësuesin Mark Gashi. Mësuesi Mark Gashi në shkollën fillore të fshatit Vlashnje ka punuar nga data 28 mars 1949 e gjerë më datën 30. 08. 1952. Nxënësit, të cilët i vijonin mësimet në shkollën fillore të Vlashnjes ishin nga fshatrat Vlashnje, Murademë dhe Kobanjë.Në vitin shkollor 1947 / 1948, mësimet në klasën e pare i vijuan gjithsejt 84 nxënës, Në vitin shkollor 1948 / 1949, mësimet i vijuan në klasën e parë 32 nxënës ndërsa në klasën e dytë 23 nxënës, pra gjithsejt 55 nxënës. Në vitin shkollor 1949 / 1950, në shkollën e Vlashnjes filloi së funksionuari edhe klasa e tretë e shkollimit fillor ndërsa në vitin 1950 / 1951 edhe klasa e katërt e shkollimit fillor.
Fillimisht mësimi është zhvilluar në godinën e cila është ndërtuar në vitin 1932 nga populli i tetëmbëdhjetë fshatrave të Vërrinit dhe e cila godinë fillimisht ka shërbyer për nevojat e këshillit administrativ të vendit. Për kohën kjo godinë shkollore, i plotësonte kushtet higjieno - teknike për zhvillimin e procesit mësimor - edukativ. Kjo godinë është shfrytëzuar si shkollë gjerë në vitin 1955, kur në këtë godinë me urdhër të organeve të atëhershme të pushtetit komunist të kohës kaloi në administrim të Kuvendit Komunal të Zhurit. Nga ky vit godina shkollore e Vlashnjes ka qenë në qendër të fshatit. Objekti shkollor në qendër të fshatit është ndërtuar në vitin 1955. Nga viti 1966, pas suprimimit të Kuvendit Komunal të Zhurit, përsëri lirohet objekti i vjetër në Vlashnje dhe nxënësit i rifillojnë mësimet në këtë objekt shkollor. Pas transferimit të mësuesit Mark Gashi në vende të tjera të punës, si mësues në shkollën fillore te Vlashnjes në vitin shkollor 1952/1953 emrohen: Ryshen Susuri nga Zhuri dhe Vahid Kabashi nga Prizreni, Në vitin shkollor 1953/1954, në shkollën fillore të Vlashnjes si mësues kanë punuar: Esat Goranci nga Prizreni (punoi me nxënësit e klasësë së I dhe të III) dhe Nijazi Ostrozubi nga Prizreni (punoi me nxënësit e klasësë së II dhe IV). Në vitin shkollor 1954/1955, në shkollën fillore të Vlashnjes si mësues kanë punuar : Ali Germizaj nga Vlashnja (me nxënësit e klasësë së II dhe III ) dhe Nijazi Ostrozubi nga Prizreni (me nxënësit e klasësë së I dhe të IV). Në vitin shkollor 1955/1956, në shkollën fillore të Vlashnjes si mësues kanë punuar: Bedridin Isa nga Prizreni (ka punuar me nxënësit e klasave të I dhe III ) dhe Elemije Halo nga Prizreni (ka punuar me nxënësit e klasave të II dhe te IV). Hashim Krasniqi, nga Kushtrimi ka zëvendësuar mësuesin Bedridin Isa në gjysëmvjetorin e dytë të vitit shkollor 1955/1956 dhe ka punuar me klasat e njejta. Në vitin shkollor 1956/1957 në shkollën fillore të Vlashnjës si mësues kanë punuar : Ali Germizaj nga fshati Vlashnje( me nxënësit e klasës së I dhe III) dhe Zef Bytyqi nga Prizreni (me nxënësit e klases së II dhe IV). Në vitin shkollor 1957 / 1958 në shkollën fillore të Vlashnjes si mësues kanë punuar: Ali Gërmizaj nga Vlashnja (me nxënësit e klasave të II dhe IV dhe Nazende Susuri (Gjurgjialo) nga Prizreni (me nxënësit e kl. I dhe III).
Shkolla fillore në Vlashnje, në bazë të ligjit mbi shkollimin e detyrueshëm shtatëvjeçar të nxjerr më datën 6 dhjetor të vitit 1945, ishte shkollë në vete. Emri i shkolles ishte “Shkolla fillore e fshatit Vlashnje” Mësimi zhvillohej prej klasës së parë e gjerë në klasën e katërt. Nga viti 1960 e gjerë në vitin 1996, shkolla fillore e Vlashnjes punoi si paralele e ndarë fizike e shkollës së Zhurit.
Në vitin shkollor 1963/1964, në shkollën e Vlashnjes filloi nga puna klasa e pestë e shkollimit fillor. Në vitin shkollor 1964/1965, u hap klasa e gjashtë e shkollimit fillor. Në vitin shkollor 1965/1966 fillon nga puna klasa e shtatë e shkollimit fillor,
Në vitin shkollor 1971/1972, shkolla e Vlashnjes bëhet shkollë e plotë tetëvjeçare, përkatësisht filloi nga puna klasa e tetë e shkollimit fillor. Klasa e tetë filloi nga puna në bazë të Vendimit (Konkluzës) nr. 06/2 – 021 - 17 të datës 8 prill 1971 të Kuvendit të Komunës së Prizrenit. Mësimet në klasën e tetë i vijuan gjithësejt 14 nxënës, prej tyre tri ishin të gjinis femërore (vajza). Të gjithë nxënësit në përfundim të vitit shkollor 1971/72 arritën që me sukses pozitiv ta kryejnë klasën e tetë. Sikurse në vendbanimet tjera edhe në Vlashnje numri i popullatës të cilët nuk dinin shkrimin dhe leximin fillestar në vitet e para të pas Luftës së II Botërore ishte shumë i madh. Pushteti i kohës organizoi edhe në Vlashnje kurset kundër analfabetizmit. Këto kurse u zhvilluan ndaras në fshatrat Vlashnje, Kobanje dhe Murademë. Në fshatin e Vlashnjes për punë me banorët, të cilët nuk dini shkrim - leximin fillestar ishin te angazhuar: Selman Ibrahimi dhe Hazër Kurtishi. Këta dy zotri u dalluan për punë të mirë dhe kontribuan në zvoglimin e numrit të atyre të cilët nuk dinin shkrim - lexim fillestar. Në Vlashnje kursin e ultë të analfabetizimit e vijuan 14 persona të moshës nga 15 e gjerë në 25 vjet dhe 20 persona të moshës nga 26 e gjerë në 40 vjet ( fjala është për vitin 1948 / 1949). Kurse të tilla u zhvilluan edhe viteve në vijim. Në fshatin Kobanjë për punë të mirë me banoret të cilët nuk dinin shkrim - leximin fillestar u dalluan zotrinjet : Milaim Iseni dhe Nasuf Qerimi. Edhe në këtë vendbanim numri i atyre që nuk dinin shkrim - leximin fillestar ishte i madh. Në fshatin Murademë për punë të mirë me banorët, të cilet nuk dinin shkrim - leximin fillestar u veçua zotriu Tefik Maksuti. Edhe në këtë fshat numri i atyre që nuk dinin shkrim - leximin fillestar ishte shumë i madh. Fillimisht banorët e këtyre lokaliteteve kanë hezituar që në këto kurse t’i vijojnë mësimet edhe vajzat, por me kalimin e kohës edhe kjo pengesë është tejkaluar. Duhet potencuar edhe punënjashtëzakonisht të mirë të mësueses Myvedete Kosova, e cila në shkollën e Vlashnjes rrethë viteve 1950 - 1955 punoi në organizimin e kurseve të ndryshme nga amvisnia dhe ndihma e parë me vajzat dhe gratë e fshatit. Të gjitha shënimet e lartëshenuara në lidhje me organizimin e kurseve kundër analfabetizimit në këto vendbanime janë nxjerr nga arkivi i shkollës në Zhur.
Në vitin 1985 Kuvendi Komunal në Prizren ( themelues i shkollës) ndërtoi në fshatin Vlashnje godinën e re shkollore. Kjo godinë shkollore për kohën kur u ndërtua ishte bashkëkohore dhe i plotësonte në tërsi kushtet higjieno - teknike për zhvillimin e procesit mësimor. Godina e re shkollore ka 6 dhoma mësimi dhe disa zyra të tjera përcjellëse. Në këtë godinë shkollore edhe tani është duke u zhvilluar procesi mësimor – edukativ.
Në vitin 1996, në bazë të vendimit të Ministrisë së Arsimit të Republikës së Kosovës, shkolla fillore në Vlashnje bëhet shkollë amë dhe ndahet nga shkolla e Zhurit. Në kuadër të shkollës amë në Vlashnje mbetet edhe shkolla në fshatin Kobanjë, si paralele e ndare fizike. Ministria e Arsimit e Republikës së Kosoves, shkollën fillore të Vlashnjes, me pëlqimin edhe të punëtorëve të shkollës dhe të komunitetit e emertoi me emrin Shkolla fillore “ Naim Frasheri” Vlashnje, emër të cilin kjo shkollë e mban me krenari edhe sot.
Gjatë kohës së Luftes të vitit 1998 / 1999 në Kosovë, nga 15 marsi 1999 e gjerë më 12 qershor 1999, në objektin e shkollës fillore në Vlashnje, kishte stacionim të madh të trupave ushtarake serbe, me arsenal të rëndë të armatimit. Ky objekt shkollor u shfrytëzua si objekt ushtarak. Këto forca demoluan dhe shkatrruan në tërsi inventarin shkollor, mjetet mësimore didaktiko- shkollore të shkollës dhe kështu shkaktuan dëme materiale në vlerë prej dhjetra mijëra DM.
CIMIKU Gjerman pas luftës, përkatësisht në Maj të vitit 2000 bëri meremetimin e godinës shkollore në Vlashnje. Sipas CIMIK-ut vlera e investimit kap shumën rreth 70.000 DM.