KËSHILLI KOMUNAL PËR ARSIM
NË PRIZREN 1 9 9 5 - 1 9 9 9
Në përputhje me Dekretligjin mbi Drejtimin e Përkoshem të Veprimtarive edukativo - asimore në Republikën e Kosovës, nr. 7/94 u formuan Këshillat Komunale për Arsim në të gjitha komunat e Kosovës. Këto këshilla ishin kompetentë për organizimin e punës dhe të veprimtarisë së institucioneve edukative - arsimore në komunat përkatëse.
Në Komunën e Prizrenit, Këshilli Komunal për Arsim formohet në vitit 1995. Ky këshill udhëhoqi dhe koordinoi punën e të gjitha institucioneve arsimore – edukative të komunës gjerë në vitin 1999, përkatësisht gjerë në mbylljen e shkollave për shkak të Luftës së Vitit 1998/1999.
Selia e Këshillit Komunal për Arsim në Prizren, fillimisht ka qenë në një shtëpi private (pronar Hasan Alibiçaku), pastaj kaloi në një shtëpi tjetër private (pronar Emin Gashi), ndërsa më vonë selia e tij u transferua në lokalet e shoqatës së zejtarve të Prizrenit prapa ish shtëpisë së mallrave. Këshilli Komunal për Arsim në Prizren kishte kryetarin e vetë, prof.Dr. Zahadin Shemsidini, sekretarin z.Hysni Hoxha, arkëtarin z. Azem Ramadani, inspektorin për arsim prof. Azem Mazrekun dhe këshilltarët pedagogjik : prof. Met Shatrin ( këshilltar pedagogjik për gjuhën dhe letërsin shqipe), prof. Avdullah Thaqi (këshilltar pedagogjik për lëndën e kimisë), prof. Ruzhdi Elezkurtaj (këshilltar pedagogjik për lëndën e biologjisë), prof. Rexhep Gashi (këshilltar pedagogjik për lëndën e gjeografisë), prof. Nuhi Bytyqi (këshilltar pedagogjik për lëndën e fizikës), prof. Halit Buzhala (këshilltar pedagogjik për lëndën e matematikës), mr. Enver Batiu (këshilltar pedagogjik për lëndën e historisë), prof.Agim Susuri (këshilltar pedagogjik për lëndën e gjuhës angleze), prof Luigj Lumezi ( këshilltar pedagogjik për mësimin klasor) dhe prof. Milaim Elshani ( këshilltar pedagogjik për mësimin klasor).
Kryetari i Këshillit Komunal për Arsim në Prizren, është emruar nga Ministri për Arsim i Republikës së Arsimit prof. Muhamet Bicaj, me pëlqimin e partive politike të Prizrenit. Sekretari, arkëtari, inspektori komunal për arsim dhe këshilltarët pedagogjik janë zgjedhur me anë të konkursit publik.
Kushtet në të cilat punonte ky këshill ishin të rënda, hapësira për punë ishte e vogël, mirpo me punën e tyre profesionale dhe të përkushtuar si nga udhëheqja e Këshillit Komunal për Arsim dhe këshilltarët e tij shkolla shqipe në Komunën e Prizrenit, në këto vite të rënda, shënojë rezultate të larta. Ajo marrshoj drejtë pavarsimit të plotë nga sistemi arsimor serb dhe arriti t’i vendos themelet e një shkolle me tradita përparimtare - bashkohore, pedagogjike e kombëtare shqiptare. Zyrtarët e Këshillit Komunal për Arsimi të Prizrenit, punën arsimore - edukative në shkollat dhe institucionet arsimore të Komunës së Prizrenit e kanë organizuar në bazë të Ligjeve pozitive të Kosovës, përkatsisht të Dekretligjit mbi drejtimin e përkoshëm të veprimtarive edukativo - arsimore në Republikën e Kosovës nr. 7/94 të datës 30. 08. 1994 dhe të ligjeve dhe akteve tjera nënligjore të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Të gjithë zyrtarët e këtij këshilli gëzonin autoritet të pakontestueshëm tek punëtorët arsimor të Komunës së Prizrenit. Për ta organizuar punën e vetë në mënyrë sa më mirë, kryetari i këshillit mbante mbledhje të rregullta javore me zyrtarët dhe këshilltarët e këshillit. Në këto mbledhja analizohej puna e bërë gjatë javës dhe caktoheshin detyrat konkrete për javën në vijim. Të shumta ishin vizitat me karakter pune të cilat i bëni zyrtarët e këtij këshilli, në shkollat shqipe të Prizrenit, për të ndihmuar dhe këshilluar udhëheqësit e shkollave dhe personelin arsimor, për një mirëvajtje sa më të mirë të procesit edukativo -arsimor. Në veçanti dallohej Prof. dr. Zahadin Shemsidini ( kryetari i këshillit) i cili me aftësit e tij organizative dhe me autoritetin e vetë personal ishte njëri nga më të merituarit për mirëvajtjen e punëve në arsimin e Prizrenit. Por nuk qëndruan pas dhe këshilltarët pedagogjik : prof.Metë Shatri, prof. Avdullah Thaqi, prof.Ruzhdi Elezkurtaj, Mr.Enver Batiu, prof. Nuhi Bytyqi, prof. Rexhep Gashi, prof. Halit Buzhala, prof Luigj Lumezi, prof. Milaim Elshani, prof. Agim Susuri, si dhe prof. Azem Mazreku, Hysni Hoxha dhe Azem Ramadani. Të gjithë këshilltarët pedagogjik të këtij këshilli për t'i ndihmuar profesionalisht arsimtarët e shkollave përpiluan planprogramet e punës për lëndët përkatëse mësimore për shkollat shqipe të Prizrenit . Këshilli Komunal për Arsim në Prizren, i ndihmuar dhe i përkrahur edhe nga të gjithë drejtorët e shkollave, arsimtarët, nxënësit dhe prindërit e tyre, arriti që me sukses të plotë të organizojnë punën edukativo - arsimore në shkollat shqipe të Komunës së Prizrenit. Kur thuhet kjo, duhet patur në parasysh se:
- Në të gjitha shkollat shqipe të Komunës së Prizrenit, procesi mësimor - edukativ është organizuar në bazë të Dekretligjit mbi drejtimin e përkoshëm të veprimtarive arsimore në Republikën e Kosovës, nr. 7/94, të miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, si dhe të gjitha akteve dhe rregulloreve të tjera të kësaj qeverije,
- Në të gjitha shkollat e Komunës së Prizrenit u punua në bazë të planprogrameve mësimore të hartuara nga Pleqësia e Arsimit e Republikës së Kosovës.
- Në të gjitha shkollat e Komunës së Prizrenit në mësim në gjuhën shqipe, puna në shkollë udhëhiqej nga organet udhëheqëse dhe qeverisëse të shkollave (drejtori i shkollës, Këshilli i shkollës, Këshilli i nxënësve, Këshilli i arsimtarëve, Këshilli i klasës, Aktivet profesionale...) të cilat organe funksiononin në bazë të dispozitave ligjore të Republikës së Kosovës,
- Të gjitha shkollat e Komunës kishin Statutin e vetë, si një nga aktet themeltare -juridike në nivel shkolle dhe rregulloret tjera përkatëse me të cilat rregullohej jeta dhe puna në shkollë .
- Një kujdes i veçntë i kushtohej nivelit të mësimëdhënies dhe të mësimënxënies nëpër shkolla. Zyrtarët e Këshillit Komunal të arsimit dhe drejtorët e shkollave, hospitonin dhe monitoronin nëpër orët mësimore të arsimtarëve nëpër të gjitha shkollat e komunës .
- Përzgjedhja e drejtorëve të shkollave dhe e arsimtarëve bëhej konform dispozitave ligjore përkatësisht me anë të institucionit të konkursit publik. i cili publikohej në gazetën e përditshme shqiptare “Bujku” .
- Një kujdes i veçant i kushtohej edhe vijuëshmërisë së nxënësve nëpër shkolla, veçanërisht në shkollimin filllor i cili është i karakterit obligativ. Në këtë drejtim në mungesë të mekanizmave të tjerë ligjor (për kohën dhe kushtet nën të cilat punonin shkollat shqipe), nuk ishin të pakta edhe bisedat individuale të drejtorëve dhe arsimtarëve të shkollave me prindërit e atyre fëmijëve të cilët braktisnin shkollimin e detyruar fillor. Fal këtyre bisedave, numri i nxënësve të cilët braktisnin shkollimin fillor në këtë periudhë (1991 - 1998), në Komunën e Prizrenit nuk ishte i madh, ky numër sillej diku rrethë 2 % nga numri i përgjithshëm i nxënësve .
- Shkollat shqipe të Komunës së Prizrenit, respektonin në tërsi Rregulloren e Kalendarit të punës për vitin shkollor përkatës, të Ministrisë së Arsimit të Republikës së Kosovës, sa i përktet fillimit dhe mbarim të vitit shkollor, pushimit të shkollave gjatë festave shtetrore dhe fetare të parapara me ligjet e Kosovës.
Këshilli Komunal për Arsim në Prizren, mbante mbledhje të rregullta me drejtorët e shkollave. Në këto mbledhje debatoheshin të gjitha problemet me të cilat ballafaqoheshin shkollat shqipe në këtë komunë dhe gjendeshin rrugët për zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqoheshin shkollat. Njëherit në këto mbledhje (të cilat ishin të rregullta), drejtorët e shkollave, njoftoheshin me Vendimet e Ministrisë së Arsimit të Kosovës. Të gjithë zyrtarët e këshillit për punën e tyre kompensoheshin nga Këshilli për Financim i Prizrenit, në bazë të Rregullores përkatëse të KQFK-së. Pos Këshillit Komunal për Financim i cili e ka ndihmuar punën e këtij këshilli, të shumtë kanë qenë edhe donatorët dhe individët e tjerë të cilët në forma të ndryshme kanë ndihmuar këshillin. Pronari i barnatores “Opoja Farm” në Prizren këtij këshilli ja ka dhuruar një vetur ( Fiat 128). Pronarët e pompave të benzinit në komunën e Prizrenit ( Pompa e Korishës, pompa Zhuri, pompa Breu Petrol, pompa Hasi, pompa Fatoni,) kanë furnizuar me benzin pa asnjë kompensim ( gratis) , vite me radhë këshillin ( nga 200 litra naftë në vit).
Puna e zyrtarëve të këshillit përcillej në vazhdimësi nga ana e sigurimit shtetëror serb dhe policis serbe. Të shumta ishin kërcnimet dhe bisedat informative ndaj këtyre zyrtarëve, në veçanti ndaj kryetarit të këshillit. Përkundër këtyre kërcnimeve zyrtarët e këtij këshilli nuk e ndal aktivitetin e vetë dhe në këtë mënyrë kontribuan në të mirë të shkollës shqipe dhe të çeshtjes kombëtare