KËSHILLI KOMUNAL PËR FINANCIM
NË PRIZREN 1992 - 1999
Një kontribut të madh, në mbijetesen e shkollës shqipe, në Komunën e Prizrenit në vitet 1992 - 1999, ka dhën edhe Këshilli për Financim i Prizrenit, i cili grumbullojë mjete për financimin - kompenzimin e pagave të punëtorëve arsimor të Komunës së Prizrenit dhe për mirëmbajtjen higjieno-teknike të objekteve shkollore në të cilat zhvillohej mësimi në gjuhën shqipe. Ky këshill ishte një ndër këshillat më të organizuar në nivel të Kosovës. Para se të flasim për kontributin e Këshillit Komunal për Financim të Prizrenit, në mbijetesën e shkollës shqipe në këtë komunë në vitet 1990 – 1999, është e udhës që të potencohet edhe kontributi i disa mekanizmave të tjerë të cilët kontribuan në të mirë të shkollës shqipe në këtë komunë, para formimit të KKF-së. të Prizrenit. Nga janari i vitit 1991, kur Serbia në mënyrë të njëanshme dhe antiligjore ndaloi kompenzimin e pagave të arsimtarëve të klasave të para dhe të pesta në arsimin fillor dhe nxerrjes së tërishme të arsimit të mesëm nga sistemi i financimit, me nismën e Sindikatës së Pavarur të Arsimit, në komunën e Prizrenit dhe me përkrahjen e partive politike shqiptare të kohës, të cilat vepronin në Prizren, në radhë të parë të degës së LDK-së, e cila ishte partia më e madhe dhe më e organizuar e kohës, u themelua një komision i përbashkët për mbështetjen financiare të arsimit shqiptar në nivel komunal. Komisioni përbehej nga : Hilmi Gashi ( përfaqësues i organizatës sindikale të arsimit të mesëm), Qazim Kabashi ( përfaqësues nga LDK-ja, kryetar i komisionit për arsim pran kësaj partie), Riza Berisha ( arkëtar i organizatës sindikale në nivel komunal). Ky komision kontribuoi në zbutjen e pozitës së rënd materiale të punëtorëve të arsimit në Komunën e Prizrenit, në veçanti për arsimin e mesëm. Komisioni në fjalë veproi gjerë në qershor të vitit 1991, kur në Prizren themelohet Këshilli për Vetëfinancim. Këshilli Komunal për Vetëtfinancim u themelua me përkrahjen e partive politike, Sindikatës së Pavarur, të Lidhjes së Arsimtarëve “Naim Frashëri” të Prizrenit, Shoqatës së Zejtarëve etj. Këshilli për Vetëfinancim përbëhej nga : Qazim Kabashi ( kryetar, përfaqësues nga LDK), Hilmi Gashi ( zëvendëskryetar, përfaqësues nga sindikata e pavarur), Riza Berisha ( arkëtar, përfaqësues nga Sindikata e Pavarur), Hasan Hoti (përfaqësues nga LASH-i), Engjell Qeta dhe Avdi Manollari. Ky këshilli kontribuoi në grumbullimin e mjeteve financiare, me të cilat mjete u ndihmuan arsimtarët dhe profesorët e shkollave në Komunën e Prizrenit, të cilët nuk kishin të ardhura nga ndonjë burim tjetër. Ky këshilli funksionojë gjerë në maj të vitit 1992. Në maj të vitit 1992 në shtëpin e Veli H. Bytyqit
( afër ish tregut të bylmetit në laxhen Kurillë) u formua Këshilli Komunal për Financim në Prizren. Struktura udhëheqëse e këtij këshilli ishte pluralisate dhe përbëhej prej përfaqësuesve të subjekteve politike të cilat asokohe vepronin në Prizren ( LDK, PPK, PRK, PSDK, PNDSH, PDKSH, dhe të subjekteve të tjera si : Sindikata e Pavarur, LASH-it etj. Kryesia e KKF. të Prizrenit përbëhej nga : Qazim Kabashi ( kryetar), Hilmi Gashi(zëvendëskryetar), Hasan Hoti(sekretar) dhe anëtarët Besim Berisha, Smajl Zogaj, Mujë Krasniqi, Tomë Doçi, Ismet Buqa, Refet Bushati etj. Këshilli kishte formuar edhe komisionet e veta, të cilat ndihmonin punën e këtij këshilli. Dalloheshi komisioni për financa në përbërje : Sadik Rexha( kryetar), Ilir Shehu, Qamil Buzhala, Muhamet Krasniqi dhe Liman Asllani . Komisioni për kontrollin financiar në përbërje : Bashkim Ibrahimi ( kryetar), Sadudin Kazasi dhe Mustaf Morina. Shërbimin profesional e përbënin Riza Berisha, Besim Telaku, Fehmi Dërguti, Cen Daka, Më vonë në kryesin e KKF. të Prizrenit u inkuadruan edhe Qazim Thaqi, Metë Shatri, Et-hem Rogova, Luigj Lumezi, Bedi Kabashi, Hajdar Janqishta, Salajdin Veseli, Bedri Kastrati, Majlinda Gashi, Shaip Fishekqiu, Shpresa Uka etj. Këshilli Komunal për Financim në Prizren, pos grumbullimit të mjeteve për kompenzimin e pagave për punëtorët arsimor në Komunën e Prizrenit, ka grumbulluar mjete edhe për mirëmbajtjen higjieno - teknike të objekteve shkollore, ka siguruar mjete për lëndët djegëse (dru dhe thëngjill) për ngrohjen e lokaleve shkollore gjatë stinorit të dimrit, ka financuar edhe aktivitetet e ndryshme kulturore dhe sportive të komunës dhe ka dhënë mjete edhe për çeshtje të ndryshme humanitare në komunë, përkatësisht për njerzit në nevojë. Këshilli Komunal për Financim në Prizren, në kuadër të strukturës së vetë organizativ, me qëllim të shtimit të kapaciteteve për grumbullimin e mjeteve nga donatorët e komunës, në vitin 1994 është riorganizuar, përkatësisht ka themeluar edhe disa nënkëshilla si :
nënkëshilli për territorin e Hasit,
nënkëshelli për rajonin e Vërrinit,
nënkëshilli për rajonin e Përdrinisë,
nënkëshilli i Velezhës dhe
nënkëshilli i Korishës.
Pas këtij riorganizimi të Këshillit Komunal për Financim të Prizrenit, ky këshill ka arritur të grumbulloj të hyra në arkën e tij në shumë mbi 2 miljon marka gjermane në vit. Gjatë aktivitetit të tij 7 vjeçar ka patur gjithmon bashkpunim të ngusht dhe shumë konstruktiv me strukturat tjera udhëheqëse arsimore të Komunës së Prizrenit, në veçanti me Këshillin Komunal për Arsim në Prizren dhe me drejtorët e shkollave të Komunës së Prizrenit.
Sipas zyrtarve te lartëshenuar të Keshillit Komunal për Financim të Prizrenit (z. Qazim Kabashit dhe z.Qamil Buzhala), të shumta kanë qenë ndërmarrjet tregetare dhe prodhuese të Prizrenit dhe rrethinës të cilat kanë derdhur mjete financiare në mënyrë të rregullt (mujore) në arkën e këtij këshilli, me qëllim të mbajtjes gjallë të shkollës shqipe por edhe të veprimtarive tjera, si ato sportive e kulturore në Komunën e Prizrenit, në periudhën e okupimit serbo - çetnik të Kosovës në vitet 1990 - 1999. Gjithashtu nuk ishte i vogël edhe kontributi i mbledhur nga qytetarët e tjerë të komunës(të hyrat nga amvisnia dhe ekonomia familjare), në veçanti duhet potencuar edhe kontributi i bashkatdhetarëve tanë të cilët përkosisht punonin në botën e jashhme e të cilët kontribuonin materialisht për çështjen kombëtare. Puna e Këshillit Komunal për Financim në Prizren, përcillej në vazhdimsi nga forcat e policisë dhe sigurimit shtetror serbokomunist. Nuk ishin të pakta marrjet në biseda informative të aktivistëve dhe bashkëpunëtorëve të këtij këshilli, në disa raste ndaj tyre u përdor edhe dhuna fizike. Në cilësin e kryetarit të Këshillit për financim të Prizrenit, derisa ishte në fshatin Medvec të komunës së Prizrenit, në një takim me bashkatdhetarët të cilët punonin në botën e jashtme, arrestohet zotriu Qamil Buzhala së bashku me aktivistin e këtij këshilli zotriun Qazim Thaqi, në vitin 1996 dhe për disa orë mbahen në lokalet e SPB-së në Prizren, Në biseda informative u morën disa herë edhe Sadik Rexha(tani i ndjer, deri sa ishte Kryetar i Këshillit per Financim, ndaj tij është ushtruar edhe dhunë fizike) , Hilmi Gashi, Bashkim Ibrahimi, Qazim Kabashi etj .
Duhet potencuar se arka e Këshillit për Financim të Prizrenit, gjithmon mbante dy palë evidencash, njëra ishte zyrtare dhe ajo u mbante shumë konspirative, tjetra u mbante në mënyrë provizore dhe shenoheshin të hyrat në arkën ë këshillit në shumën sa edhe ishin të dalurat nga arka e këshillit, për kompenzimin e pagave të punëtorëve arsimor të komunës, me një saldo simbolike, zakonisht 100 deri në 200 marka gjermane. Kjo u bënte me qëllim që nëse policia serbe do të ndërhynte në zyrat e Këshillit për Financim (e që nuk ishin të pakta këto ndërhyrje), të mos mund të dij sa mjete ka tubuar ky këshilli dhe të keqëtrajtoheshin fizikisht aktivistët e këtij këshilli, në kërkim të mjeteve të mbetura në arkën e këshillit. Detyrën e kryetarit të KKF-së, në Prizren pos z. Qazim Kabashi ( 1992 – 1994) e ka kryer edhe : Qazim Thaqi, Syl Hoxha, Sadik Rexha, Qamil Buzhala , Ahmet Drini dhe Zenel Ahmetaj.
Në Komunën e Prizrenit, krahas KKF-së. të Prizrenit ka funksionuar edhe Këshilli Komunal për Financim i Zhurit. Ky këshilli ka bërë grumbullimin e mjeteve materiale për kompenzimin e pagave të punëtorëve arsimor të shkollave fillore të fshatrave Zhur, Vërmicë, Dobrusht, Vlashnje dhe Kobanjë, si dhe mjeteve materiale për mirëmbajtjen higjieno - teknike të objekteve shkollore në fshatrat e lartëshënuara .
Për punë të mirë në Këshillin Komunal të Zhurit janë dalluar: Refki Hoxhaj (kryetar i këshillit në vitet 1992 – 1996), Nijazi Ademaj (kryetar i këshillit në vitet 1996 – 1999 ), Fetije Ademaj, Ebib Ademaj, Sadik Hoxhaj, Faik Susuri, Gani Badallaj, Ymer Saramati, Qerim Qovanaj, Ali Tarashaj, etj. Policia serbe e instaluar në Zhur, disa herë ka keqëtrajtuar veprimtarët e Këshillit Komunal për Financim të Zhurit dhe i ka marrë në të ashtuquajturat bisedat informative si : Fetije Ademaj, Sadik Hoxhaj, Qerim Qovanaj etj.
Puna e Këshillave Komunale të Financimit ka qenë e përcaktuar në bazë të Rregullores përkatëse të Këshillit Qendror për Financim të Kosovës. Qeveria e Kosovës ka filluar të alokoj mjete në fondin e Këshillit Qendror për Financim të Kosovës nga muaji prill i vitit 1992. Pagat fillestare të arsimtarëve parauniversitar ishin 20 dm në muaj. Me konsulidimin e punës nëpër Këshillat Komunale të Financimit, me kalimin e kohës, vinte duke u shtuar grumbullimi i mjeteve financiare nga kontributet e donatorve, ndërmarrjeve prodhuese dhe atyre tregtare, punëtorëve dhe të familjeve kosovare (kontributi familjar) këtu në Kosovë. Krahas kësaj edhe shuma e mjeteve plotësuese e Qeverisë së Kosovës vinte duke u shtuar. Kështu nga muaji janar i vitit 1933, të ardhurat personale të punëtorëve të arsimit dhe të punëtorëve të tjerë që financohen nga buxheti i Këshillit Qendror për Financim të Kosovës, rriten nga 20 dm, në 40 dm, në muaj.
Në shtator të vitit të vitit 1994, të ardhurat personale të punëtorëve arsimor parauniversitar janë ngritur në 110 dm. në muaj. Arsimtarët parauniversitar, nga muaji shkurt 1995 e gjerë në dhjetor të vitit 1995, kanë realizuar në emër të të ardhurave personale, nga 126 dm. në muaj. Në vitin 1996, paga e arsimtarëve të punësuar në arsimin parauniversitar ka qenë 132 dm. në muaj. Në vitin 1997 arsimtarët parauniveristar kanë realizuar nga 148 dm. në muaj. Shuma prej 148 dm. në muaj eshte realizuar për dy vitet në vijim pa ndryshime, përkatësisht pa rritje të re.
Në mbijetesën e shkollës shqipe në Komunën e Prizrenit. Në vitet 1990 – 1999, ka kontribuar edhe Klubi i Afaristëve të Prizrenit. Ky klub u themelua në korrik të vitit 1991. Klubi organizoi takime, seminare, këshillime me afaristët e regjionit të Prizrenit. Afaristët informoheshin me rregullativat e kontabilitetit, tatimit, si dhe dispozitat e tjera ligjore që rregullonin fushën e biznesit në atë kohë. Ky klub për vite me radhë u angazhua edhe për ta ndihmuar arsimin dhe shkollën shqipe në rajonin e Prizrenit. U ndihmuan edhe sektori i sportit, veprimtarit botuese, shëndetësia, veprimtarit politike, emergjenca, logjistikë civile të aktiviteteve çlirimtare të UÇK-së etj. Anëtarësia e klubit e para përqafoi iniciativën për krijimin e kushteve financiare për financimin e shkollës shqipe, lëmi kjo vitale që na mundësoi ta mbajmë “boshtin e kurrizit drejtë”. Në këtë drejtim anëtarsia e klubit u dallua me pagesa te rregullta të kontributeve dhe ishin shembull edhe për të tjerët. Përveq kontributit të caktuar nga Këshilli Komunal për Financim në Prizren, anëtarsia e klubit u angazhua shumë herë edhe në punë konkrete në teren me kryesin e KKF-së. të Prizrenit si dhe me inkasantët e tij. Disa nga anëtarët e kryesisë së këtij klubi, ishin angazhuar edhe në kryesin e KKF-së. të Prizrenit, ku kontribuan edhe në avansimin e formave dhe niveleve organizative të punës si dhe në përparimin e metodave të përpunimit të të dhënave nga tereni ( nga kontributdhënësit). Me vite të tëra, anëtari i kryesisë së këtij klubi z.Sadik Rexha, ishte edhe Kryetar i KKF.të Prizrenit.
Anëtarsia e klubit përveç kontributeve të rregullta financiare ndaj Këshillit Komunal për Financim, shumë herë ka marrë dhe mbështet nisma për sigurimin e mjeteve të veçanta për nevojat e arsimit dhe shkollës shqipe në rajonin e Prizrenit si : lyerjen e godinave shkollore, sigurimin e inventarit shkollor, sigurimin e lëndëve djegëse, financimin e botimit të librave shkollor, revistave për nxënës dhe revistave të tjera etj. Klubi siguroi mjete edhe për blerjen e dy automjeteve, njërin për nevojat e Këshillit Komunal përArsim të Prizrenit dhe tjetrin për nevojat e Këshillit Komunal për Financim të Prizrenit.
Në tërë këtë veprimtari dhe aktivitet të klubit, ishin kyqur një numër shumë i madh i ndërmarrjeve dhe individve, por në veçanti janë dalluar këto subjekte të biznesit prizrenas :
- “ Getoari” ,
- “ Hasi “,
- “ Sedtours”,
- “ Limiti L&B ”,
- “ Pisha” ,
- “ Oferta “ ,
- “ Nekom-Erc” ,
- “ Cini-Comerc” ,
- “ Lindi-Com” ,
- “ Primex” ,
- “ Durimi – Trade” ,
- “ Erudita”,
- “ Sharri” ,
- “ Theranda -Holding”,
- “ Shkoza” ,
- “ Besnik Krajku- BK” ,
- “ Celina Comerc” ,
- “ Vetim Shala” ,
- “ ABI” ,
- “ Te Syla”,
- “ CEAM” ,
- “ Zhuri” ,
- “ Hagi – Commerc” ,
- “ Vllezërit e Bashkuar”
- “ Preabd “ ,
- “ Afioni” ,
- “ Rizam” ,
- “ Restaurant Mulliri” ,
- “ Antika” ,
- “ Jeta” ,
- “Landovica – Commerc”
- “ Pisha” etj.
Në rajonin të cilin e ka mbuluar Këshilli Komunal për Financim i Zhurit, për dhënjen e kontributeve financiare për shkollën shqipe janë dalluar :
- “ Renelual – Tahiri “ ,
- “ Vëllezërit e Bashkuar” ,
- “ Etem – Trade “ ,
- “ Restaurant “Liqeni”
- “ Restaurant Mifabelli” etj.