KËSHILLI KOMUNAL PËR FINANCIM ZHUR 1992 - 1999
FORMIMI I KKF. ZHUR DHE STRUKTURA
ORGANIZATIVE E TIJ
Këshilli Komunal për Financim në Zhur, pas shkollës fillore “Dëshmoret e Zhurit” në Zhur, është institucioni i parë i mirëfillt shtetëror i Republikës së Kosovës, në këtë lokalitet, përkatësisht i shtetit të ri të shqiptarëve të Kosovës, i cili kishte filluar të formohej pas riokupimit serbeçetnik të Kosovës me suprimimin e dhunshëm të autonomisë së Kosovës (kushtetutës së vitit 1974). Formimit të KKF.Zhur, i parapriu, formimi i Këshillit Qendror për Financim të Kosovës dhe aktiviteti i partive politike shqiptare, të cilat vepronin atë kohë në Zhur dhe lokalitet, në veçanti LDK-ja, si parti më e madhe dhe më e organizuar për kohën.
Vendimi për formimin e KQF-së, në nivel të Republikës së Kosovës, u muar në mbledhjen e Këshillit Qendror për Vetëfinancim të Kosovës, të mbajtur më datën 22 janar 1992, ndërsa ky këshill (KQF) është formuar më datën 7 shkurt të vitit 1992. Qëllimi primar dhe fundamental i formimit të këtij këshilli ishte sigurimi i bazës materjale për financimin e arsimit shqiptar të Kosovës.
Pas formimit të KQF-së, të Kosovës, rrjedhimisht filluan të formohen edhe Këshillat Komunale për Financim. Detyrë primare e tyre ishte sigurimi i bazës materiale për financimin e arsimit në nivel të komunave përkatëse. Këshilli Koordinues i partive politike në Zhur, pas një konsultimi të gjërë me të gjitha forcat relevante politike në këtë lokalitet, me zejtarët, afaristët dhe me strukturat arsimore të lokalitetit, mori nisiativën për formimin e KKF-së,në Zhur. Kjo nisiativë u diskutua edhe me strukturat më të larta udhëheqëse të Republikës së Kosovës të kohës. Pasi në Zhur LDK-ja si parti politike kishte një shtrirje të gjërë dhe masovike dhe kishte statusin e degës, u pranua nisiativa që në Zhur të formohet KKF.i Zhurit. KKF-së të Zhurit iu pranua statusi i barabartë me të gjithë KKF-të tjera në kuadër të KQF-së, të Kosovës. Pas tërë këtij aktiviteti të ngjeshur, pikërisht më datën 15 qershor të vitit 1992, nën udhëheqjen e Këshillit Koordinues të partive politike të lokalitetit, u mbajtë mbledhja për formimin e KKF-së, të Zhurit. Mbledhja ishte e organizuar dhe udhëhqur mjaft mirë nga zotriu Xhavit Susuri (atë kohë kryetar i Këshillit Koordinues të partive politike për Zhurin). Këtë e argumenton fakti se në këtë mbledhje morën pjesë të gjithë përfaqësuesit e subjekteve relevante politike, ekonomike dhe arsimore të lokalitetit dhe njëzërit u muarr Vendimi për formimin e Këshillit Komunal për Financim në Zhur. Në mbledhjen konstituive të KKF-së, të Zhurit, nga Kryesia Qendrore prezentonin prof. Qazim Kabashi dhe prof. Hasan Hoti. Në këtë mbledhje u formua edhe Kryesia e KKF-së, të Zhurit. Kryesia numronte 13 anëtar (përfaqësues) nga të gjitha forcat politike të cilat vepronin në lokalitet, përfaqësues të zejtarëve dhe përfaqësues të shkollës.
Kryesia e KKF-së.në Zhur kishte ketë përberje :
1. Refki Hoxhaj, ekonomist, kryetar i KKF.Zhur,
2. Salajdin Badallaj, anëtar,
3. Lutfi Rizanaj, arkatar,
4. Xhavit Susuri, anetar
5. Rizan Ademaj,anëtar,
6. Hamzi Susuri, anëtar,
7. Naim Ademaj, anëtar,
8. Hamit Ademaj,(anëtar, përfaqësues i zejtarëve),
9. Nijazi Ademaj, (anëtar, përfaqësues i zejtarëve),
10. Xhelil Susuri, (anëtar, përfaqësues i zejtarëve),
11. Tahir Badallaj, anëtar
12. Faik Susuri, anëtar,
13.Hajdar Elezkurtaj, (anëtar, arsimtar, pëprfaqësues i shkollës),
Kjo përbërje e Kryesisë së KKF-së në Zhur, me kalimin e kohës, pësoi disa hërë plotësime me anëtarë të rinjë, kjo si rezultat i riorganizimeve në këshill dhe i largimit të disa anëtarëve të kryesisë së tij për arsye të ndryshme. Selia e KKF.Zhur, ka qenë në zyrat e degës së LDK-së në Zhur, por një pjesë e madhe e dokumentacionit të këtij këshilli është mbajtur edhe në shtëpi të z.Nijazi Ademaj dhe të z.Fetije Ademaj. Shumë konsultime lidhur me KKF.Zhur janë mbajtur në shtëpinë e Nijazi Ademaj, në veçanti takimet e punës me drejtorin e shkollës dhe me përfaqësues te tjerë të saj. Riorganizimi më i madhë në KKF Zhur u bë në vitit 1995, kur në kryesin e tij zgjidhin : Ebib Ademaj, Fetije Ademaj, Sadik Hoxhaj, Gani Badallaj...
KKF.Zhur për mirëvajtjen sa më të mirë të punëve dhe për grumbullimin e sa më shumë mjeteve financiare, pas konsolidimit të punëve në këshillin e Zhurit, me ndihmën edhe të aktivistëve të tjerë në lokalitet, formoi disa nënkëshilla për financim si:
- Nënkëshilli për financim në fshatin Vërmicë,
- Nënkëshilli për financim në fshatin Shkozë,
- Nënkëshilli për financim në fshatin Mirëz,
- Nënkëshilli për financim në fshatin Vlashnje,
- Nënkëshilli për financim në fshatin Murademë dhe
- Nënkëshilli për financim në fshatin Kobanjë,
Te gjitha nënkëshillat e lartëshënuara kanë pasur kryesinë e vetë dhe kryetarin. Kryetari i çdo nënkëshilli ka qenë anëtar i Kryesisë së KKF-së të Zhurit dhe ka marrë pjesë në mbledhjet e rregullta javore të këshillit në Zhur, ku ka raportuar për ecurinë e grumbullimit të kontributeve në nënkëshillin përkatës dhe është njoftuar mbi gjendjen e përgjithshme financiare në KKF. Zhur dhe në nivel qendror. Gjithashtu KKF.Zhur, në një nga takimet e rregullta vjetore, me punëtorët e punësuar përkohësisht në botën e jashtme, pat caktuar disa nga punëtoret aktivist të cilët do të bënin grumbullimin e mjeteve në botën e jashtme (sipas vendimeve të mëhershme - 30 dm në muaj) dhe të njejtat t’i dorëzojnë ( alokojnë) në arkën e KKF. Zhur. KKF. Zhur për mirëvajtje të punëve në këtë këshillë, formoi edhe disa komisione, në veçanti kanë treguar aktivitet :
- komisioni për financa dhe
- komisioni i kontrollit,
Detyrën e kryetarit të KKF-së Zhur, pos kryetarit të parë zotriut Refki Hoxhaj (1992-1996) e ka kryer edhe zotriu Nijazi Ademaj (1996-1999 ), me profesion inxhinier i makinerisë,
Grumbullimi i mjeteve financiare
dhe shpërndarja e tyre nga KKF. Zhur
Gjatë tërë aktivitetit të tij (1992 - 1999), KKF. Zhur, ka vepruar në përputhje me rregulloret, vendimet dhe udhëzimet e KQF-së, të Kosovës. Puna e KKF-së Zhur, ka qenë transparente ndaj të gjitha forcave politike në lokalitet, ndaj afaristëve, zejtarëve dhe përfaqësuesve të subjekteve të tjera në lokalitet.
Gjatë marrjes së vendimeve të rëndësishme për vetë funksionimin e këshillit, në veçanti gjatë caktimit të lartësisë së kontributeve për kontributdhënësit në lokalitet, KKF. Zhur gjithnjë ka zhvilluar bisedime me përfaqësuesit e këtyre subjekteve dhe ka marrë opinionet e tyre, por normalisht duke rrespektar në tërsi aktet normative të KQF-së, të Kosovës.
Për të mos patur keqkuptime dhe pakënaqësi me rastin e caktimit të lartësisë së kontributit, përfaqësuesit e KKF-së, para caktimit përfundimtar të nivelit të lartësisë së kontributit, zhvillonin biseda formale dhe joformale me të gjithë kontributëdhënësit dhe kur arrihej marrëveshja (pajtimi) me kontributëdhënësin, atëher lëshohej Vendimi përkatës me shkrim për lartësin e kontributit dhe mënyrën e realizimit të këtij vendimi, përkatësisht dhënies së këtij kontributi. Kjo mënyrë e punës, ka dhënë rezultatet e veta, sepse ka shmangur keqkuptimet me kontributëdhënësit dhe ka mundësuar që në arkën e këshillit të grumbullohen mjete të duhura me të cilat më pastaj është bërë financimi i arsimit në këtë lokalitet. Zyrtarisht shumën e kontributeve për kontributëdhënësit në lokalitetin e Zhurit, përkatësisht përcaktimin e kritereve për këtë kontribut, KKF.Zhur e ka marrë në mbledhjen e mbajtur në muajin dhjetor 1992. Ky Vendim është marrë në përputhje me vendimin përkatës të KQF-së,të Kosovës të muajit shkurt 1992
Sipas këtij Vendimi, KKF.Zhur grumbullonte mjete financiare nga kontributëdhënësit e lokalitetit, në bazë të këtyre kritereve:
1. Të gjithë kryefamiljarët,të paguajnë nga 1 dm në muaj, për anëtar të familjes,në emër të kontributit nga ekonomia familjare,
2. Secili person i punësuar në botën e jashtme, duhet të paguajë nga 30 dm në muaj, ose në vlerë të njejtë me valuta të tjera, pamvarsisht nga obligimi, të cilin e paguan në botën e jashtme,
3. Të gjithë personat që posedojnë automjete të regjistruara private, duhet të paguajnë nga 5 dm në muaj në emër të kontributit, në arkën e KKF.Zhur (shih librin dokumentar faqe 401).
Me kalimin e kohës normalisht, se KKF.Zhur në përputhje me Vendimet përkatëse te KQF-së , të Kosovës, ka nxjerr vendime të tjera ose ka plotësuar dhe ndryshuar vendimet ekzistuese, me të cilat janë përcaktuar, format dhe mënyrat e reja të grumbullimit të mjeteve si dhe kriteret e tjera lidhur me nivelin e shumës së kontributeve, me qëllimin e vetëm që në arkën e këshillit të tubohen sa më shumë mjete financiare dhe keshilli ta kryej me sukses të plotë misionin e vete.
Fillimisht grumbullimin e mjeteve KKF Zhur e ka realizuar përmes Këshillit të laxheve, ndërsa nga viti 1994, përmes inkasantëve të vetë. Përfaqësuesit e laxheve, e më vonë inkasantët, mjete e grumbulluara i dorëzonin në arkën kryesore të këshillit, përkatsisht tek arkatari i tij. Secila hyrje e mjete vërtetohej me deftesë përkatëse.
Përfaqësuesi i laxhës përkatësisht inkasanti gjithashtu paiste me dëftesë përkatëse secilin person fizike apo juridik i cili paguante kontributin ose jepte mjete financiare në formë donacioni. Arkatari i KKF.Zhur, pasi të merrte miratimin e Kryesisë së këshillit dhe të kryetarit të tij, bënte daljen e mjeteve në arkat e kontributëmarrësve siç ishin shkollat apo institucionet dhe individët e tjerë të lokalitetit. Gjithashtu KKF. Zhur mbante edhe dëftesat mbi mjetet e dalura nga arka e tij. KKF.Zhur me shumën e mjeteve të grumbulluara në emër të kontributit (tatimit) në proporcion me numrin e banorëve, numrin e afaristve dhe zejtarve në lokalitet, në vazhdimsi ka qenë ndër këshillat më të mirë (më rezultativ) në Kosovë. Mesatarisht nga mjetet vetanake të grumbulluara ky këshill ka përmbushur 80 % të nevojave të veta përkatësisht të mjeteve financiare për mbulimin e pagave të punëtorëve arsimor të Zhurit dhe lokalitetit dhe për shpenzimet e tjera, ndërsa diku rreth 20% të mjeteve të tjera janë marrë nga KQF i Kosovës. Krahas grumbullimit të mjeteve financiare nëpërmjet të caktimit të kontributeve KKF Zhur, ka organizuar edhe aksione të ndryshme solidariteti, për grumbulllimin e mjeteve plotësuese për nevojat e veta përkatësisht për grumbullimin e mjeteve plotësuese për financimin e shkollave shqipe të lokalitetit. I till ka qenë edhe aksioni “Ta ndihmojm shkollën shqipe” i inicuar nga KQF e Kosovës, në shtatorin e vitit 1994. Ky aksion u organizua edhe në lokalitetin e Zhurit, nga KKF Zhur, me të njejtën moto. Kontributëdhënësit në këtë aksion duhej të kontribonin financiarisht si më poshte :
1. nga ekonomia familjare nga 10 dm,
2. dyqanet e pavarura nga 50 dm e siper,
3. zejtaret e ndryshem nga 100 dm.e siper dhe
4 firmat e medha prodhuese nga 200 dm e siper.
Aksione të tilla të grumbullimit të mjeteve financiare, jashtë kontributeve të rregullta, janë organizuar edhe disa herë të tjera, sipas rekomandimeve të KQF-së në Prishtinë,siç ishte aksioni i muajit korrik të vitit 1997.
Një formë tjetër e shtimit të shumës së mjeteve të grumbulluara nga kontributdhënësit e lokalitetit në veçanti të atyre të punësuar në botën e jashtme, të cilën e ka aplikuar KKF. Zhur, ka qenë edhe kushtëzimi i lëshimit të dokumentacionit publik - shkollor me pagesat e kontributeve në shumën e përcaktuar nga 30 dm në muaj, për të gjithë të punësuarit në botën e jashtme. Kjo nënkuptonte që fëmijët e atyre prindërve të cilët punonin në botën e jashtme dhe nuk kishin paguar në mënyrë të rregullt kontributet në arkën e KKF.Zhur, nuk mund të merrnin nga shkolla asnjë dokumentacion publik - shkollor dhe vërtetime të ndryshëm për nevojat e tyre personale. KKF Zhur për të gjitha hyrje - daljet nga arka e këshillit, mbante evidenca të sakta dhe në mënyre profesionale, për këtë përkujdeseshin zyrtarët e këtij këshilli. Puna e KKF Zhur, sikurse edhe e këshillave të tjera komunale, përcillej dhe kontrollohej nga përfaqësuesit e KQF-së, të Kosovës, të cilët kontrollonin të gjithë dokumentacionin financiar të këshillit. Këto vizita me karakter kontrolli ishin të shpeshta dhe mjaft të detajuara. Në KKF. të Zhurit për të bërë verifikimin ( kontrollimin) e të hyrave dhe të dalave financiare , nga arka e këshillit, nga përfaqsuesit e Këshillit Qendror për Financim të Prishtinës kanë qenë : Haki Shatri, Muharrem Ibrahimi dhe Naser Osmani. Puna e Këshillit Komunal për Financim të Zhurit, përkatësisht e veprimtarëve të tij në vazhdimësi ka qenë e përcjellur nga ana e policisë serbe të instaluar në Zhur. Nuk kanë munguar as marrja e përfaqësuesve të KKF.Zhur në biseda informative dhe keqtrajtimet fizike ndaj tyre, siç ishte rasti me z.Sadik Hoxhaj, (kryetari i komisionit te kontrolloit në KKF Zhur dhe më vonë edhe sekretar i tij), me juristen Fetije Ademaj (sekretare e KKF-së në Zhur) dhe të arsimtarit të shkollës fillore në Vërmicë, Dashmir Susuri tek i cili u gjetë, nga ana e policisë kriminale serbe, material i KKF-së, të cilin po e sillte nga drejtoria e shkolles së Vërmicës në zyrat e KKF Zhur. Për të njejtin rast në biseda informative është marrë edhe drejtori i shkollës në Vërmicë zotriu Nexhip Kadriaj, është bastisur drejtoria e shkollës në Vërmicë dhe është marrë dokumentacion pedagogjiko - shkollor, në veçanti listat e pagave, faturat për hyrje-daljet në arkën e shkollës, disa libra të klasës dhe planprogramet mësimore.
Bashkpunimi i KKF. Zhur
me institucionet arsimore të lokalitetit
KKF. Zhur, që nga moment i formimit të tij e gjerë me përfundimin e misionit të tij (shtator 1999) ka patur bashkëpunim të vazhdueshëm dhe shumë korrekt me të gjitha institucionet arsimore të lokalitetit, përkatësisht me shkollat fillore: “Dëshmorët e Zhurit” në Zhur, shkollën fillore “Heronjët e Lumës” në Vërmicë dhe me shkollën fillore “Naim Frashëri” në Vlashnje. Ky bashkëpunim është zhvilluar në përputhje të plotë me aktet normative të shkollave dhe me aktet normative të KKF Zhur. Në saje të këtij bashkpunimi procesi mësimor-edukativ në këto shkolla, përkundër dhunës dhe gjenocidit serb është zhvilluar normalisht dhe shkolla shqipe në këtë lokalitet ka marshuar e sigurtë drejtë pamvarësimit të saj të plotë nga sistemi arsimor serbe.
KKF Zhur përkatësisht përfaqësuesit e tij, në bazë të akteve normative dhe rregulloreve të KQF-së, të Kosovës kanë kryer kontrollë (revizione) në arkat e shkollave respektive, përkatsisht kanë kontrolluar hyrjet dhe daljet e mjeteve financiare, kanë kontrolluar regjistrat e pagave të të punësuarve, faturat për blerjen e materialeve të ndryshme për nevojat e shkollave etj. (shih librin dokumentar në faqen 403). Organet udhëheqëse të shkollave (Drejtori i shkollës dhe Këshilli i shkollës) kanë bashkëpunuar me KKF.Zhur në mënyrë të vazhdueshme, institucionale dhe shumë transparente, në veçanti në keto raste :
1. Gjatë marrjes së punëtorve të rinjë në punë.Para publikimit të konkursit publik në të përditshmen “Bujku” është konsultuar KKF.Zhur,
2. Gjatë shkuarjes së punëtorëve të shkollës në pushime të gjata mjekësore dhe në pushimet e lindjes,
3. Për grumbullimin e mjeteve financiare nga nxënesit e shkollës,për furnizimin e shkollës me lendë djegëse,
4. Për mirëmbajtjen higjieno-teknike të objekteve shkollore,
5. Për blerjen e materjalit të nevojshëm për nëvojat e shkollës(material didaktik, sanitar, higjienik e të ngjashëm).
Në shenjë respekti dhe falënderimi për kontributin e dhënë në mbijetesën e shkollës shqipe, në vitet 1990-1999, në kohën kur pushtuesi serboçetnik u vërsul me të gjitha mjetet dhe metodat për shkatërrimin e saj, kolektivi i shkollës fillore “Dëshmorët e Zhurit” në Zhur, me rastin e shënimit të ditës së shkollës më 28 mars te vitit 1994 (68 vjetorin) ndau një Mirënjohje të veçant për KKF Zhur
Bashkpunimi i KKF. Zhur me
institucionet tjera në lokalitet
KKF.Zhur, falë aktivitetit të vazhdueshëm dhe të mirë organizuar të veprimtarëve të tij, por edhe të solidaritetit dhe vetëdijes së lartë kombëtare, të banorëve të Zhurit dhe të lokalitetit,arriti që të shtrije veprimtarinë e vetë, në dhënjen e ndihmave të kohë pas kohëshme financiare edhe në institucionet dhe shoqatat e tjera joqeveritare dhe joprofitabile të lokalitetit, të cilat ishin formuar apo po formoheshin aso kohe në Zhur dhe rrethinë. KKF.Zhur, pos arsimit me së shumti ka ndihmuar sektorin e shëndetësisë në lokalitet, në veqanti ka ndihumar materialisht Shoqatën Humanitare Bëmirëse “Nëna Terezë” dega në Zhur. Kjo ndihmë ka qenë e konsiderueshme (për kohën) dhe mjaft e shpesht,bile viteve të fundit edhe e rregullt, e vazhdueshme. Kur thuhet kjo duhen patur parasysh keto raste :
- Shoqata Humanitare- Bëmirëse “Nëna Terezë” dega në Zhur është ndihmuar me mjete të gatshme financiare në shuma të caktuara (për kohën të konsiderueshme), në disa:
- Është bërë kompenzimi i pagave të rregullta mujore për mjekun e ambulancës “Nëna Terezë” në Zhur, z. Genc Muja nga muaji shtator i vitit 1998, konform Rregullores përkatëse të KQF-së,
- Është bërë kompenzimi i pagave mujore, për kryeinfermieren e kësaj ambulance, z. Afrime Hoxhaj, gjithashtu konform rregullores përkatëse të KQF-së
- Në shenjë mirënjohje për këtë ndihmë materiale Kryesia e kësaj shoqate ndau një Falenderim të vaçantë për KKF Zhur më datën 16. 06. 2000. (Shih librin dokumentar fq. 407)
Gjithashtu KKF.Zhur ka ndihmuar financiarisht edhe ambulancën tjetër të fshatit (e cila atë kohë ishte nën menaxhimin e shtetit serbe) dhe atë në këto raste :
- ka ndarë mjete materiale për rregullimin e nyjeve sanitare të kësaj ambulance, në shumë prej 1020 DM
- ka bërë kompenzimin e shpenzimeve të udhëtimit të dy mjekëve të kësaj ambulance, nga vendi i tyre i banimit deri në vendin e punës në Zhur dhe anasjelltas, me nga 100 dm në muaj për secilin mjek.
- KKF.Zhur, financiarisht ka ndihmuar edhe veprimtaritë tjera publike, kulturore dhe sportive, të cilat aso kohe u zhvilluan në lokalitetin e Zhurit :
- Disa herë është ndihmuar me shuma të konsiderueshme financiare SHKA”Emin Duraku” nga Zhuri, për mbulimin e aktiviteteve të veta kulturo - artistike dhe për riparimin e çatise së shtëpisë së kulturës në Zhur,
- jane financuar edhe : shënimi i përvjetorit të rënies së Dëshmorve të Zhurit në demonstratën e datës 28 mars 1989 të Xhymshit, Gjylbehar dhe Hajrim Badallajt, të organizuar nga studentët e Zhurit, të cilët studjonin në atë kohë në Prishtinë,
- Shënimin e përvjetorit të vrasjes së Dëshmorëve: Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.
- KKF.Zhur ka ndihmuar materialisht, me shuma të konsiderueshme materiale për kohën edhe KF”Vëllazëria”, e cila u inkuadrua në gara në Ligën e klubeve të Kosovës nga viti garues 1995 / 1996,
- KKF.Zhur, ka ndarë nga dy bursa për studentët e Zhurit dhe të lokaliteti, duke filluar nga viti shkollor 1996 / 1997, në shumë mujore nga 60 dm në muaj, për secilin bursist. Bursat janë ndar për studentët nevojtar dhe ndarja e tyre është bërë në bazë të konkursit publik, të publikuar ne vendet publike në Zhur dhe lokalitet.
- KKF.Zhur, kohë pas kohe, në bazë të mundësive materiale, ka ndarë edhe mjete financiare në shuma simbolike (50 dm) për banorët në gjendje të rëndë sociale - ekonomike,
- Në mënyrë të vazhdueshme është ndihmuar familja e z.Tasim Badallaj, me nga 30 dm në muaj. (Tasim Badallaj është keqëtrajtuar rëndë nga organet e sigurimit shtetëror serb dhe për pasojë ka mbetur invalid i rënd ).
- KKF.Zhur, në bazë të mundesive materiale me të cilat është përballur, kohë pas kohe ka ofruar edhe mjete financiare, në formë donacioni për institucione dhe individ të ndryshëm të cilët kanë patur nevojë për ndihma financiare edhe jashtë lokalitetit, konkretisht është ndihmuar Këshilli Komunal për Arsim në Prizren, në shumë prej 700 DM, për blerjen e një veture (automjeti) për nevojat e veta,
- Është ndihmuar shkolla fillore në fshatin Dobrigje të Deçanit në shumë prej 200 DM dhe raste te tjera.
- Të gjitha këto punë dhe aktivitete të shënuara më lartë me siguri se nuk do të ishin realiuzuar po të mos punohej me përkushtim nga ana e përfaqësuesëve të KKF-së , në Zhur. Për punë të mirë në këtë këshill u dalluan : Refki Hoxhaj, Nijazi Ademaj, Fetije Ademaj, Ebib Ademaj, Sadik Hoxhaj, Faik Susuri, Gani Badallaj, Ymer Saramati, Qerim Qovanaj, Faik Sinanaj, Jasharr Rrahmanaj, Luli Saramati, Mitat Çovanaj, Xhelal Pula, Myrtezan Osmanaj, Zaim Rrahmanaj, Asllan Fanaj, Hajrullah Hoxhaj (nga Vlashnja), etj
Për grumbullimin e mjeteve në botën e jashtme janë dalluar shume aktivist të KKF-së të Zhurit, në veçanti janë dalluar : Muhamet Vezaj, Hamdi Kabashi, Sedat Ademaj, Gazmend Omaj, Xhevat Omaj, Reuf Hoxhaj, Nazmi Kryeziu, Xhevat Memaj, Nijazi Badallaj, Salla Begaj, Fejzi Susuri, Agim Susuri, Durmish Rrahmanaj, Asllan Hoxhaj, Shemsidin Hoxhaj
Në këtë paraqitje të shkurtër të punës dhe të veprimtarisë së KKF.Zhur për periudhën 1992-1999, do të krijohej një zbrazëti, nëse nuk do të përmendeshin edhe kontributdhënësit më të rregullt dhe më të fuqishëm të cilët kanë derdhur mjete në arkën e KKF.të Zhurit, të cilët me kontributet e tyre, treguan vetëdije të lartë kombëtare dhe kontribuan në mbijetesën e shkollës shqipe në këtë lokalitet dhe në ndërtimin e shtetit të ri të Kosovës. Në këtë rast po përmendim :
“ Renelual – Tahiri” nga Zhuri,
“ Vëllezërit e Bashkuar” nga Zhuri,
“ Etem – Trade” nga Zhuri,
Restaurant “Liqeni” nga Vërmica,
Restaurant “Mifabeli” nga Shkoza,
Gjithashtu në të mirë të shkollës shqipe kanë kontribuar edhe ndërmarrjet transportuese: Zhur-Tours (Nazim Gavazaj, Besim Gavazaj dhe Sami Gavazaj); Zhur Reisen (Vezir Hoxhaj, Durak Hoxhaj, Fail Hoxhaj dhe Naser Hoxhaj); "Gani Tours" (Shukri Susuri, Hamzi Susuri dhe Avni Susuri); "Halimaj Reisen" (Agim Halimaj) si dhe Zdrukthtaria e vëllezërve Ademaj (Safeti, Ferdiu, Besimi dhe Rijadi); Zdrukthtaria e z. Nijazi Ademaj.
Në mirëvajtjen e punëve në KKF. Zhur, kanë kontribuar edhe inkasantët e tij : Samedin Kurtaj, Nebi Nasufaj, Shemsidin Muja, Agim Gavazaj, Esat Badallaj, Selam Omaj, Minir Hoxhaj, Maksut Rakaj, Avdyl Kolukaj.