Skender Susuri
( të dhëna personale )
Skender Susuri u lind në Zhur të Prizrenit më 12 tetor 1964. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, shkollën e mesme – gjimnazin në Prizren, fakultetin në Prishtinë, në drejtimin e Pedagogjisë dhe mori tutullin Prof. i Pedagogjisë.
Rreth 20 vite ka punuar në shkollën fillore në Zhur, një kohë ka punuar në DKASH në Prizren si zyrtarë i arsimit. Merret me shkrime nga fusha e histopedagogjis dhe të pedagogjis shkollore. Ka të botuara dy libra monografiko dokumentar, në fazën e botimit ka edhe dy libra të tjerë. Gjithashtu ka të botuara disa shkrime në revista të ndryshme. Krahas punës në arsim merret edhe me aktivitete sportive, vite me radhë ka qenë kryetrajner në KF “ Vëllazëria” të Zhurit ( në vitet 1996 – 2006).
Librat e botuar gjerë më tani :
1. Vitet e Qëndresës 1990 – 1999 ( libër dokumentar, kushtuar jetës dhe punës së shkollës fillore “ Dëshmorët e Zhurit” në Zhur ( sfida, dëshmi dhe fakte)
2. Mbijeta e shkollës shqipe në Komunën e Prizrenit 1990 – 1999
Librat në botim :
1. Eshref Ademaj ( 1940 – 1994) Personalitet i shquar i shkencës dhe luftëtar i paepur për të drejta njerëzore e kombëtare
2. Parandalimi i braktisjes së shkollës nga nxënësit e arsimit të obliguar
Shkrimet – botimet e tjera:
1. Skender Susuri, Shkolla dhe Familja faktor kryesor për parandalimin e braktisjes së shkollës, revista “Zërat e së Ardhmes”, Zhur – Prizren, korrik 2007,
2. Skender Susuri, Nxënësit e shkollës factor me rendësi drejtë transformimit cilësor të shkollës, revista “Zërat e së Ardhmes”, Zhur – Prizren, janar 2008,
Vitet e Qëndresës
( libër dokumentar për jetën dhe punën e shkollës fillore
“Dëshmorët e Zhurit” në Zhur 1990 – 1999,
Sfida, dëshmi dhe fakte )
Libri domumentar monografik me titull kuptimplot “Vitet e Qëndresës” i botuar në mars të vitit 2007. për objekt trajtimi ka jetën dhe punën e shkollës fillore të Zhurit, që nga themelimi i saj e gjerë në vitin 2000, por në veçanti pasqyron në mënyrë të plot dhunën dhe gjenocidin serb ndaj kësaj shkolle, nxënësve dhe punëtorëve të saj në vitet 1990 – 1999, përkatësisht veprimtarin dhe mbijetesën e saj karshi dhunës, apartejdit dhe gjenocidit fashist serb dhe t’i përjetësoj ato në formë të një libri dokumentar.
Ky libër dokumentar ofron të dhëna, dëshmi, dokumentacione dhe fakte të bollshme dhe të dorës së parë me të cilat dëshmohet dhuna serbe mbi këtë institucion, nxënësit, mësimdhënësit dhe organet drejtuese të tij. Për ta trajtuar këtë problematic në mënyrë sa më argumentuese dhe kuptimplote, libri ndahet në dy pjesë kryesore.
Pjesa e pare ka të bëjë me trajtimin e aspekteve të ndryshme nga jeta dhe puna e shkollës fillore të Zhurit nga viti 1917 e gjerë në vitin 2000, në veçanti, dëshmohet dhuna dhe gjenocidi serb mbi këtë institucion përkatësisht nxënësve dhe mësimdhënësve të saj, duke filluar nga demonstrate e Zhurit e vitit 1989, helmimet e nxënësve të paraleles së ndarë zifike në Kobanjë, ndalimin e financimit të shkollës nga organet e dhunshme serbe, kërcnimet, rrahjet, burgosjet dhe arrestimet, bisedat informative…ndaj arsimtarëve dhe punëtorëve të tjerë të shkollës, financimin e shkollës dhe punëtorëve të saj nga KKF. Zhur, punën e shkollës në vitet e Luftës së vitit 1998 / 1999, demolimet dhe shkatrrimet në shkollë gjatë kohës së luftës nga forcat serbe, rifillimin e procesit mësimor pas përfundimit të luftës, të dhëa statistikore për numrin e nxënësve nëpër vite, numrin e mësimdhënësve dhe strukturën e tyre kualifikuese, stafin udhëheqës të shkollës etj. Në këtë pjesë dokumentare gjithashtu janë paraqitur të dhëna të bollshme edhe për shkollat fillore në Vërmicë, Dobrusht, Vlashnje dhe Kobanjë, të cilat gjerë në vitin 1996 kanë punuar si shkolla të ndara fizike të shkollës së Zhurit dhe në fund të kësaj pjese është paraqitur edhe puna dhe veprimtaria e KKF. Të Zhurit ( 1992 – 1999) Pjesa e dytë e librit, të cilën edhe autori dhe recenzentët e tij e konsiderojë si pjesën më të rendësishme dhe interesante, shoqërohet me argumentohet me dokumenta, pasqyra të dhënash, vendime, rregullore, fotografi e të dhëa të tjera me të cilat dëshmohet puna dhe sakrifica e nxënësve, arsimtarëve, punëtorëve të tjerë të shkollës dhe banorëve të Zhurit dhe lokalitetit, në mbrotje të shkollës shqipe nga dhuna dhe gjenocidi serbokomunist në vitet 1990 – 1999.
MBIJETESA
e shkollës shqipe në Komunën e Prizrenit
1990 - 1999
Ky studim monografik me titull kuptimplot Mbijetesa e shkollës shqipe në Komunën e Prizrenit 1990 – 1999, me autor z. Skender Susuri dhe z. Hasan Morina, është një punim i rendësishëm dhe me vlerë, si për objektin e hulumtimit, ashtu edhe për nivelin shkencor të trajtimit të tij. Ky studim monografik dokumentar, shumë mësimdhënës, me 377 faqe, ndahet në dy pjesë kryesore. Pjesa e parë ( fq. 29 – 271 ) ngëthen trajaktoren e zhvillimit të arsimit në Prizren, me theks të vacant në gjendjen e rend dhe mbijetesën e shkollës dhe arsimit shqip në këtë komunë në vitet 1990 – 1999. Pjesa e dytë ( fq. 275 – 324 ) ngërthen një numër dokumentash të përzgjedhur, ndërmjet të cilave dëshmohet qartë dhuna serbe e ushtruar ndaj shkollës shqipe, por edhe mbijetesa dhe shkputja përfundimtare e saj nga sistemi i arsimit serbo – jugosllav. Vlen të theksohet edhe “albumi fotografik” ( fq. 325 – 376), në fund të veprës, si një formë e veçantë e paraqitjes objektive të zhvillimeve ( dhunës, mbijetesës dhe rimëkëmbjes) të arsimit shqip në Komunën e Prizrenit, si pjesë integrale e shkollës dhe arsimit shqip në Kosovë në përgjithësi. Ky studim shquhet për vlera të shumfishta. Në radhë të pare, objekti i hulumtimit është një segment shumë i rëndësishëm i historisë së arsimit shqip, jo vetëm në Prizren e rrethinë, por edhe më gjërë. Për ndriqimin e shumëanshëm të tij u desh punën kërkimore me përkushtim, me passion dhe me akribi, ashtu siç ishte edhe puna e autorëve të këtij libri. Objekti i hulumtimit është kuptuar dhe trajtuar drejtë. Për ndriçimin sa më të plotë të tij autorët punuan me dashuri të veçantë dhe me profesionalizëm. Punimi në fjalë ka strukture metodologjike korrekte, e mbi të gjitha është shumë argumentues ( dokumentar). Për hartimin e kësa monografije autorët kanë qëmtuar dhe shfrytëzuar burime të ndryshme, kryesisht të dorës së pare: dokumenta orgjinale, të shkruara dhe vizive ( fotografi). Me këtë monografi, Skender Susuri dhe Hasan Morina kanë kryer një obligim për admirim ndaj arsimit dhe bartësve të tij : mësuesve e nxënësve, studentëve dhe professorëve, intelektualëve dhe veprimtarëve të tjerë të arsimit në Prizren me rrethinë, shumë prej të cilëve janë edhe shenjtdëshmor.
Vepra Mbijetesa e shkollës shqipe në Komunën e Prizrenit 1990 – 1999 e Skender Susurit dhe Hasan Morinës është një përmendore e veçantë e arsimit shqip në Prizren.
Kjo është një vepër mësimdhënëse, shembull i mirë, i cili frymëzon dhe nxit edhe të tjerët që të ngrisin përmendore të tilla.
Recenzentët :
Prof. dr. Hajrullah Koliqi
Prof. dr. Zahadin Shemsidini