Akademik prof.dr
Esheref Ademaj
Eshref Ademaj u lind në Zhur në vitin 1940. Mësimet e para i mori në shkollën e fshatit në Zhur, shkollën e mesme Normale e kreu në Prizren. Në vitin 1964 mbaroi studimet në degën e matatematikës në Fakultetin e Prishtinës. Në vitin 1970 mori titullin e magjistrit të shkencave të matematokës pasi që më parë kishte dhënë të gjitha provimet e parapara dhe mbrojti me sukses temën e magjistraturës me titull “Grupet lokale nilpotente pa përdredhje”. Disertacionin e doktoraturës me titull “Kontribut teorisë së grupeve të fundme të thjeshta” e mbrojti me sukses në Fakultetin e Shkencave Matematike Natyrore në Zagreb në virtin 1976. Fillimisht angazhohet asistent në Shkollën e Lartë Teknike në Prishtinë, për të vazhduar punën si asistent për lendët Matematika I dhe Matematika II në Fakultetin Teknik në Prishtinë. Në vitin 1977 zgjedhet në thirrjen Profesor Inordinar për lendën Algjebra e Përgjithshme në Fakultetin e Shkencave Matematiko Natyrore në Prishtinë. Në vitin 1983 rizgjedhet Profesor Inordinar për lendën Algjebra e Përgjithshme. Në vitin 1987 zgjedhet Profesor Ordinar për lendën Algjebra e Përgjithshme dhe Algjebra II. Prof. dr. Eshref Ademaj ka qëndruar për qëllime specializimi dhe s’i qëndrime studiuse në shum universitete të njohura botërore. Prof. dr. Eshref Ademaj për veprimtarin e tij shkencore në lëmin e Matematikës hyn në radhët e shkencëtarëve të cilët arritën rezultate kulminante në nivel mbarkombëtar por edhe botëror. Veprimtaria shkencore e tij në fushën e matematikës është e larmishme por në veçanti ajo është e lidhur me lëmit : Teoria e grupeve të fundme, Teoria e grupeve të fundme të thjeshta, Gjeometria e fundme dhe Kombinatorika. Në këto lëmi ai ka arritur rezultate shumë të vleshme në nivel ndërkombëtar dhe ka potuar shumë punime shkencore në revistat e ndryshme prestigjioze botërore. Prof. Dr. Eshref Ademaj si anutor ose në koautorësi ka shkruar edhe disa tekste mësimore për shkollat e mesme dhe universitete :
1. Algjebra për klasën e II të gjimnazit,
2. Algjebra e Përgjithshme,
3. Matematika për klasën e I të AMO,
4. Matematika për klasën e III të fazes së dytë të AMO, Algjebra lineare dhe Gjeometria analitike etj.
Meritë e tij është dalja në dritë ( botimi) i revistën së specializuar matematikore e cila botohej në gjuhë të huaja, me titull “ Punime matematike”, në të cilën botoheshin punimet shkencore të profesorëve të matematikës të Universitetit të Prishtinës. I afirmuar dhe i respektuar në botë për punën e vetë të frytshme në lëmin e matematikës ai ishte ftuar të mbajë ligjerata në shumë Universitete të njohura botërore ( Tiranë, Sofije, Jenë, Stamboll, Athinë, Novosibirski, Zagreb, Lajpcing etj)
Gjatë tërë kohës sa punoi s’i pedagog ( mbi 30 vite) zhvilloj një veprimtari profesionale mësimore mjaft të pasur e të sukseshme. Sot mund të thuhet se nuk ekziston shtëpi shqiptare në Kosovë dhe viset tjera shqiptare, ku nuk do të gjenden tekstet, për shkollat e mesme, universitet, të hartuar nga profesori Eshref. . Puna e tij e frytshme shkencore, ishte gurthemeli për ta shëndrruar Universitetin e Prishtinës në një institucion me reputacion të merituar dhe vlersuar. Krahas punës së frytshme shkencore ai ishte bartës i shumë funksioneve të rendësishme shoqërore në Universitet. Në mes tjerash ishte edhe : Prodekan dhe Dekan i Fakultetit të Shkencave Matematiko Natyrore në Prishtinë, Shef i studimeve posdiplomike në FSHMN, Prorektor i Universitetit të Prishtinës nga viti 1992 e gjerë sa ndërroi jetë ( 1992), Kryetari i Shoqatës së Arsimtarëve Univeristar dhe Punëtorëve Shkencor të Kosovës Anëtar i KMDLNJ’-së me seli në Prishtinë, Anëtar i Këshillit për pajtimin e Gjaqeve, publicist etj. Ai për të arriturat në shkencë të cilat kanë patur ndikim në shoqërin tone, ai është nominuar dhe ka hyrë në Pesëmijë Personalitetet në Botë, në vitin 1995. Në vitin 1983 Prof. dr. Eshref Ademaj është zgjedhur anëtar me korespodencë i Akademisë së Shkencës dhe Arteve të Kosovës, ndërsa disa muaj para se të ndërroi jetë edhe anëtar i rregullt i kësaj akademie ( 1994). Krahas punës së sukseshme si shkencëtar dhe pedagog në Universitetin e Prishtinës, ai ishte një luftëtar i paepur për të drejtat njerëzore dhe kombëtare të shqiptarëve në Kosovë. Që nga viti 1981 ( pas “Pranverës studentore të vitit 1971”) ai aktivisht u angazhua për zgjidhjen e drejtë të çështjes së Kosovës, në veçanti kontributi i tij është madhor pas vitit 1991, në mbrotje të shkollës shqipe dhe të Universitetit të Prishtinës, në kohën kur regjimi serbokumunist i Beogradit ishtë vërsulur me të gjitha mjetet dhe metodat për çbërjen e tyre dhe të popullit shqiptar të Kosovës. Nga qershori i vitit 1991 shtëpia e professor Eshrefit shëndrrohet në Rektorat. Në këtë kohë ai ishte Rektor, Kryetar i Kuvendit të Universitetit, Kryetar i Shoqatës së Pavarur të Arsimtarëve të Universitetit, sepse shoqata kryente punën e organeve universitare, pas suprimimit të tyre nga organet e dhunshme serbe të instaluara në Universitetin e Prishtinës sipas vendimit të Kuvendit të Republikës së Serbisë ( 27 qershor 1991). Në qershor të vitit 1991 ai, arriti t’i tubojë delegateët e Kuvendit të Universitetit në një sallë të Fakultetit Filologjik dhe atyr merret vendimi për shpalljen e konkursit për regjistrimin e studentëve në Universitetin e Prishtinës për vitin akademik 1991 / 1992, konkurs ky që u realizue po në atë afat dhe në kushte tejet të rënda. Dhe ishte ky momenti kyq që shpëtoi Universitetin nga shthuarja. Akademik prof.dr.Eshref Ademaj ishte ideatori kryesor për vazhdimin e punës të Universitetit nëpër objektet private, pas dëbimit të dhunshëm të studentve dhe arsimtarëve universitar shqiptarë nga lokalet e tyre dhe një nga organizatorët kryesor të protestave dhe demonstratava të studentëve, arsimtarëve, popullit shqiptarë në mbrotje të autonomis të shkollës shqipe dhe të Universitetit të Prishtinës nga viti 1991 e në vazhdim.
Akademik Eshref Ademaj, para opinionit public ndërkomëtar arriti ta prezentoi dhunën serbe ndaj popullit shqiptar të Kosovës edhe në dy drejtime : Përmes KMDLNJ-së dhe shkrimeve të shumta në revistat prestigjioze në nivel ndërkomëtar.
Akademik Eshref Ademaj, edhe pse për arsye të studimit dhe të punësimit ishte i detyruar të jetoj larg vendlindjes së tij, Zhurit, ishte i lidhur shumë me vendlindje e tij, i donte shumë vallet karakteristike zhurjane, të cilat edhe vetë i luante me një mjeshtëri të rrallë. Ai ndrroi jetë më 17 korrik 1994, dhe u varros me nderime të larta në Prishtinë.
Akademik prof.dr
Latif Susuri
Prof. Dr. Latif Susuri u lind në Zhur në vitin 1941. Pas mbarimit të shkollës fillore në Zhur, vazhdoi shkollimin e mesëm në Prishtinë në drejtimin bujqësor, ndërsa në Beograd u diplomua në Fakultetun e Bujqësisë, drejtimin e mbrojtjes së bimëve. Studimet posdiplomike nga lënda e Fitopatologjisë i kreu po ashtu në Universitetin e Beogradit. Gjatë vitit 1976 – 1977 ka kryer specializimin një vjeçar në SHBA, në lëmin e Fitopatologjisë. Në vitin 1980 ai qëndroi përsëri në Amerikë për çështje studimore (1 vjet në Departamentin of Plant Pathology, University of Wisconsin Madison) në lëmin e patologjisë. Disertacionin e doktoraturës nga fitopatologjia a ka mbrojtur në vitin 1983 në Fakultetin e Bujqësisë në Universitetin e Zagrebit. Në vitin 1977 është zgjedhur ligjerues në Fakultetin e Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës për lendën e Fitopatologjisë. Docent është zgjedhur në vitin 1984, profesor inordinar në vitin 1991, professor ordinar në vitin 1997. Në vitin 2000 ka qenë dekan i Fakultetit të Bujqësisë në Prishtinë. Po në këtë vit është zgjedhur anëtar korrespodent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës ndërsa nga dhjetori i vitit 2008 është anëtari rregullt i kësaj akademie. Ështe themelues i lendës së Fitopatologjis në Fakultetin e Bujqësisë të Universitetit të Prishtinës, ku ka mbajtur ligjerata, ushtrime praktike dhe ka udhëhequr punën e studentëve te magjistraturës dhe doktoratures. Merret me punë kërkimore- shkencore, ka publikuar shumë punime shkencore në revistat e njohura shkencore të ish Jugosllavisë dhe të botës (SHBA, Hungari, Shqipëri etj.), si dhe morri pjesë në shumë simpoziume, seminare dhe konferenca vendore dhe ndërkombëtare nga lëmia e bujqësisë. Është mjaftë i cituar në literatureën shkencore të vendit dhe ne botën e jashtme. Ka përshkruar disa patogjenë për here të pare në botë ( Aliternaria alternate – në bizele me prof. Donald J. Hagedorn dhe ne vend). Ka botuar dy libra universitare : Fitopatologjia dhe Fungicidet – Herbicidet dhe disa fjalorë professional . Eshtë bashkëautorë i fjalorëve shumëgjuhesh ne bashkpunim ne mes të Akademis së Shkencave dhe Arteve të Kosoves dhe Akademis së Shkencave dhe të Arteve të Shqipërisë . Për punën e suksesshme shkencore është shpërblyer me diploma dhe mirënjohje të shumta. Aktualisht jeton dhe punon në Prishtinë.
Prof.Dr Hamdi Ajazaj
Prof. dr. Hamdi Ajazaj u lind në Zhur në vitin 1947. Dy vitet e para të shkolës fillore i kreu në Zhur ndërsa vitet e tjera në Prizren. Në Prizren kreu edhe shkollimin e mesëm – gjimnazin. Në vitin 1970 diplomoi në Fakultetin e Shkencave Matematike – Natyrore në drejtimin e Fizikës. Studimet posdiplomike I kreu me sukses në Universitetin e Zagrebit në Fakultetin e Shkencave Matematiko – Natyrore, me temën “ Fizika bërthamore me grimca elementare”. Në vitin 1973 zgjedhet asistent në katedrën e Fizikës në FSHMN në Universitetin e Prishtinës. Një kohë të shkurtër punoi si profesor i Fizikës në Gjimnazin matematikor të Prishtinës. Në vitin 1977 në Zagreb magjistroi në shkencat e fizikës në drejtimin e Fizikës teorike – bërthamore dhe po këtë vit zgjidhet ligjerues për lendën Mekanika Kuantike në seksionin e fizikës në FSHMN-së, në Universitetin e Prishtinës. Në vitin 1986 mbrojti në FSHMN në Universitetin e Prishtinës tezën e doktoraturës nga Fizika bërthamore dhe zgjedhet docent për lendën e vetë. Disa herë ka qenë në botën e jashtme për qëllime studimi dhe specializimi si në : Gjermani, Itali etj. Eshtë autor i shumë punimeve shkencore e profesionale si në Kosovë dhe në botën e jashtme, në : Kanadë, Rumani, Kroaci etj. Ka botuar disa libra të fizikës për shkollat e mesme, tekste univeristare. Merret me disa lëmi të ngushta të Fizikës si në strukturën bërthamore, reaksionet direkte bërthamore, simetrit në fizikën e grmicave elementare dhe në atë bërthamore, teorin e solitoneve në fizikën e grimcave elementare dhe ate të gjendjes së ngurt etj. Eshtë autor i planeve e programeve mësimore të Fizikës në Kosovë për vitet shkollore 1996 – 1997, për nivelin fillor dhe të mesëm.
Remzi Ademaj (Komandant Petriti)
U lind në Zhur në vitin 1952. Eshtë i njohur me nofken e luftes “Komandant Petrit Kodra”. Shkollimin fillore e kreu ne Zhur, Gjimnazin ne Prizren. Per te siguruar eksistencen e familjes mori rrugen e mergimit. Me veprimtari politike – patriotike aktivisht filloj te merret nga viti 1979. Ne Shtudgard te Gjermanise bije ne kontakt me vllezerit Gervalla dhe patriotin Kadri Zeka., nga te cilet edhe me shume u brumos me ide patriotike-kombetare. Aktiviteti i tij patriotic u hetua nga bashkpunetoret e UDB-se jugosllave dhe ai me 11 dhjetor 1985 arrestohet nga policia italiane, e cila pastaj ia dorezoi policies jugosllave. Nga gjykata e instaluar serbe ne Kosove, ai denohet me 6 vite burgim te rend, te cilin e vuajti ne burgjet e Lepogllaves, Gospiqit dhe te Stara Gradishes ne Kroaci. Pas vuajtjes se denimit ai nuk e ndali aktivitetin e vete patriotiko – kombetar, perkundrazi veproi edhe me me perkushtim. Ai perseri burgoset dhe denohet me 3 vite e gjysen heqje lirie. Perkunder se percilljen nga sigurimi shteteror ser bi kohes ( 1990 – 1998) ai ishte shum aktiv net e mire te çeshtjes kombetare dhe ishte vën ne ballet e procesve progressive te cilat po zhvilloheshin aso kohe siq ishte formimi i partive politike shqiptare ne Kosoves, organizimi i strukurave paralele te shqiptareve te Kosoves e te ngjajshme. Ishte nisemetari kryesor per formimin e Shoqates Humanitare Bemirese “Nena Terez” ne Zhur. Themeluesi i Keshillit per Mbrojtjen e te Drejtave dhe Lirive te Njeriut ne Zhur, themelues i Shoqates kunder Analfabetizmit ne Zhur, Keshillit te Hipokratit ne Zhur etj. Remzi Ademaj dhe kontribut te çmuar edhe ne mbijetesen e arsimit dhe shkolles shqipe ne Zhur dhe lokalitet ne vitete 1990 – 1998, pikerisht ne kohen kur Serbia u angazhua per çberjen e saj, ai nuk hezitonte qe te ndihmonte Keshillin per Financim te Zhurit ne mbledhjen ( grumbullimin) e mjeteve materiale per kombenzimin e pagave te punetoreve arsimor te Zhurit dhe lokalitetit. Remzi Ademaj ishte njeri i fjales, i aksionit, humanist, i drejte, arsimdashes dhe mbi te gjitha ishte vizionar, trim dhe sypatrembur. E deshti artin letrar, muzikorë, sportin etj. Nën udhëheqjen e tij, u përgatit dhe u shfaq drama “Procesi” e Jusuf Gërvallës, ai gjitheashtu shkroi edhe dramen „Hana“. Remzi Ademaj forcave çlirimtare ju bashkua që në ditët e par ate formimit te njesiteve te tyre. Ai me 2 qershor 1998 emrohet ne detyren e Komandantit te Shtabit Lokal te UCK-se per Prizren. Nen udheheqjen e Komandant Petritit njesitet e UCK-se, ne rajonin e Prizrenit arriten me sukses te plot te zbrapsin te gjitha sulmet e forcave serbe dhe te dalin fitimtar ne shume beteja, njera nder keto beteja ishte ajo e dates 7 korrik 1998 tek vend ii quajtur “Laku i Billushes” dhe beteja e zhvilluar me daten 16 korrik 1998 te zhvilluar ne tri pikat : Tusuz, te Kullla e Hoqes dhe Billushe. Me rastin e ristrukturimit te UCK-se ai thirret nga Shtabi i Pergjithshem i UCK-se me 14 gusht 1998 ne Kleçkë, per te marre detyra te reja. Ai emrohet Komandant i Zones Operative te Pashtrikut. Rruges duke u kthyer nga Kleçka, gjate nje lufte te pabarabart por tinanike, ne fshatin Nashec, ai bije heroikisht ne altarin e lirise ( 15 gusht 1998). Me nderime te larta ushtarake, trupi i tij varroset ne fshatin Jeshkove me 16 gusht 1998. Pas perfundimit te Luftes, ai rivarroset ne Varrezat e Deshmoreve ne fshatin Landovice te Prizrenit.
Ne mbrotje te Kosoves, ne Luften e vitit 1998 / 1999 kane marre pjese edhe shume te rinje dhe te reja zhurjane, te cilet me pushk ne dore luftuan perkrah bijeve dhe bijave me te mira te Kosoves per çlrimin e vendit nga okupimi shekullor serb. Shume prej tyre rane ne altarin e lirise, shume te tjere moren plage te renda.
Feriz A. Susuri
( 1969 – 1999)
Feriz Susuri ishte pjestar i Brigadës 125 të Zonës Operative të Pashtrikut, pjestar i njësitit special. Ra dëshmor në Betejen e Jeshkovës e cila u zhvillua më 11 mars të vitit 1999. Beteja e Jeshkovës hyn në radhët e betejave të lavdishme të ushtrisë çlirimtare, ndërsa Feriz u shqua për trimëri dhe guxim. Në këtë betejë ran rehoikisht 10 ushtar të UÇK-së.
Mevlan Hoxhaj
Mevlani ishte pjestar i Brigadës 125 të Zonës Operative të Pashtrikut, mori pjesë në disa beteja të njësiteve të kësaj brigade kundër forcave ushtarako – policore serbe. Mevlani ra dëshmor në luftimet e dates 14 dhjetor 1998 të cilat u zhvilluan në afërsi të fshatit Gorozhup, në malet e Pashtrikut, gjatë përpjekjes së tyre për të hyrë në Kosovë. Në këtë betejë në altarin e lirësë ranë dëshmor 37 ushtar të UÇK-së, në mesin e tyre edhe Mevlan Hoxhaj. Në këtë betejë vritet edhe Komandanti i UÇK-së Mujë Krasniqi – Kapuçi. Trupi i dëshmorit Mevlan Hoxhaj me nderi të larta ushtarake varroset në varrezat e dëshmorëve në Likoc të Drenicës
Behamir Memaj
U rreshtua në rradhët e ushtrisë çlirimtare nga ditët e para të formimit të njësiteve të kësaj ushtrie në territorin e Vrrinit. Ishte pjesëtar i brigades 125 të Zonës Operative të Pashtrikut. Ai ra në altarin e lirisë me 28 korrik të vitit 1998, në rrethinat e fshatit Buqe të Dragashit, në luftime kundër forcave policore e ushtarake serbe. Në këtë betejë Beamiri u shqua për guxim dhe trimëri. Me nderime u varros në varrezat e fshatit në Zhur, ndërsa pas luftës së bashku me dëshmorët e tjerë prehet i qetë në varrezat e dëshmorëve në Landovicë.
Dëshmorët e Vitit 1989
Xhymshit Badallaj
Gjylbehar Badallaj dhe Hajrim Badallaj
Më 28 Marsi të vitit 1989, Zhuri ishte vënë në qendër të vëmendjes të opinionit vendor dhe më gjërë. Në ditën kur Serbia komuniste e udhëhequr nga diktatori Milosheviq , po përgatitej që “solemnisht” në Beograd të miratonin Kushtetuën e re serbe, kushtetuta e dhunës dhe të tankeve, me të cilën kushtetut Kosovës ju ishin suprimuar në mënyrën më të vrazhd edhe ajo pak autonomi të cilën e gëzonte ( në bazë të Kushtetutës së vitit 1974), për arsye të demonstarës e cila u organizua në këtë fshat. Kjo demonstatë ishte massive, morën pjesë me mijëra qytetar të Zhurit dhe të lokalitetit. Forcat policore kriminale nga Beogradi të tmerruar nga kjo demonstrart dhe të indoktrinuar si mos më keq ndaj shqiptarëve në përgjithësi, shtinë me armë zjarri ndaj protestuesve dhe vran tre prej tyre, ndërsa plagosën rënd dhe lehtë mbi 30 të tjerë. Në këtë demonstratë mbetën të vrar : Xhymshit Badallaj, Gjylbehar Badallaj dhe Hajrim Badallaj. Hajrimi ishte nxënës në shkollën fillore të fshatit dhe i vijonte mësimet në klasën e VI-të. Varrimi i Xhymshitit dhe Gjylbeharit u bë 30 mars të vitit 1989. Ky varrim ishte madhështor, përkundër faktit se Zhuri u gjend në shtatrrethim të plot policor serb, në ceremonin e varrimit morën pjesë me mijëra qyetar nga tërë lokaliteti dhe më gjërë. Zemra e Hajrimit të vogël pushoi së rrahuri më 13 prill të vitit 1989. Në varrimin e Hajrimit pos mijëra qytetarëve morën pjesë edhe shokët dhe shoqet e klasës dhe ndarja me Hajrimin ishte shumë rrënqethëse për të gjithë të panishmit në këtë varrim. Shokët dhe shoqet e klasës në nderim të shokut të tyre të vrar, Hajrimit, për çdo ditë në bangën ku ulej Hajrimi vendosnin buqeta me lule të freskta. Në shenjë respekti dhe nderimi për dëshmorët e vrar, Nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës, qytetarët e shumt të Zhurit dhe të lokalitetit, duke filluar nga përvjetori i pare i ramjes së tyre në altarin e lirisë, bënjë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Zhur, në mënyrë të organizuar.